sq

Fillon peticioni për ndalimin degradimit të mëtutjeshëm të ambientit nga Mini Hidrocentralet dhe Hidrocentralet e vogla

29.10.2019

Sot, më 29 tetor fillon nënshkrimi i peticionit, nëpërmjet të cilit qytetarët e Kosovës i kërkojnë institucioneve më të larta të vendit, që të ndalin degradimin e mëmtutjeshëm të ambientit nga Mini Hidrocentralet dhe Hidrocentralet e vogla.

Shkatërrimi i vazhdueshëm i resurseve tona natyrore nga të gjithë ata që abuzojnë dhe shfrytëzojnë resurset e vendit për përfitime individuale, qofshin vendim-marrës apo investitorë, na shtyen të protestojmë dhe të premtojmë se nuk do të ndalemi. Argumentet e mbledhura dëshmojnë se nëse nuk veprojmë TASH dhe menjëherë, lumenjtë e Kosovës, si dhe popullata që jeton në afërsi të tyre, do të shkatërrohen dhe degradohen në pakthim.

Sot po ndërtohen hidrocentrale të vogla:

Në hapësirat e parqeve kombëtare, dhe zonat e mbrojtura me ligj, ku është rreptësisht e ndaluar

Pa dokumentacion të kompletuar ligjor dhe pa u konsultuar të gjitha palët e interesit

Që shkatërrojnë florën dhe faunën, devijojnë lumenjtë, reduktojnë dhe rrezikojnë furnizimin e popullatës me ujë, e shumë të tjera.

Mbledhja e nënshkrimeve do të zgjasë dy (2) javë dhe do të bëhet në shtatë komunat e mëdha të Kosovës përfshi edhe komunat përreth. Organizatat partenere në komunat e poshtëshënuara do të kenë pika të vendosjes për mbledhje të nënshkrimeve:

 

  1. Instituti Demokratik i Kosovës – Prishtinë
  2. EC Ma Ndryshe – Prizren
  3. Iniciativa për Progres INPO – Ferizaj – Gjilan – Shtërpce
  4. REC Kosova – Mitrovicë
  5. ERA Group – Pejë
  6. KADC – Gjakovë
  7. Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit – GJETHI – Kaçanik – Hani i Elezit
  8. Aktiv – Veri të Mitrovicës

 

Ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që ta nënshkruajnë peticionin në komunat ku ata jetojnë.