Në vazhdën e takimeve që KDI po organizon me banorë të lokaliteteve të ndryshme me qëllim të identifikimit të problematikave me të cilat përballen gjatë përditshmërisë dhe adresimin e tyre tek institucionet kompetente, u zhvilluan edhe dy takime të ndara me banorë të fshatit Blaç nga Komuna e Dragashit si dhe me banorë të fshatrave Reçan dhe Planjane nga Komuna e Prizrenit.
Rregullimi i rrjetit të ujësjellësit dhe shtratit të lumit janë ndër kërkesat më prioritare të banorëve të fshatit Blaç.
Kurse banorët e fshatit Reçan dhe Planjane kanë kërkuar përfundimin e punimeve në sallat sportive, rregullimin e rrugës magjistrale Prizren-Brezovicë, trajtimin e ujërave të zeza, shtimin e trafove elektrike si dhe funksionalizimin e stacionit të zjarrfikësve në fshatin Reçan.