Parti me financa të hapura
Në llogaritë e partive politike parlamentare çdo vit derdhen 4.2 milonë euro nga buxheti Kosovës, ndaj transparenca dhe llogaridhënia e subjekteve politike për mënyrën se si financohen dhe sa shpenzojnë është parakusht për një qeverisje të pastër.
Për më tepër, edhe Agjenda për Reformë Evropiane (ERA) ka ritheksuar nevojën për forcim të mëtejshëm të proceseve zgjedhore dhe miratimin e zbatimin e ligjeve për trajtimin e korrupsionit të nivelit të lartë në përputhje me opinionet e Komisionit të Venedikut siç është ai për financimin e subjekteve politike.
Fushata ka për qëllim që të sensibilizojë për domosdoshmërinë e miratimit dhe zbatimit të ligjit të ri për financimin e partive politike që përmbush standardet për transparencë e llogaridhënie