Dinjitet për punëtor

Qeveria e ka obligim që përmes mekanizmave të saj të sigurojë që të drejtat e punëtorëve, në sektorin publik e privat respektohen nga punëdhënësit. Përmes kësaj kampanje synojmë të nxisim veprime konkrete institucionale për të rritur numrin e inspektorëve të punës për të trajtuar numrin e madh të shkeljeve të të drejtave të punëtorëve.

Ne inkurajojmë dhe mbështesim punëtorët të adresuar rastet e punës pa kontrata, mospagesat për punën e bërë, mospagesat e kontributeve pensionale nga punëdhënësit, mohimin e të drejtës për pushim mjekësor e vjetor apo kushtet e rënda të punës.

Historiku i trajtimit të kësaj teme ndër vite

2020
Maj 2020

KDI publikoj një analizë të shkurtër

Në ditën e të drejtave të punëtorëve, në kohën e pandemisë globale Covid 19, KDI publikoj një analizë të shkurtër mbi efektin e pakos shtetërore në të drejtat e punëtorëve.

 

 

2019
Maj 2019

KDI organizoi kampanjën me SMS për herë të dytë

KDI organizoi kampanjën me SMS për herë të dytë

KDI organizoi edhe për herë të dytë kampanjën me SMS për të sensibilizuar opinionin dhe vet punëtorët me të drejtat e tyre.

Mars 2019

KDI publikon raportin të Drejtat në Letër

KDI publikon raportin të Drejtat në Letër

Në mars 2019, KDI publikon raportin të Drejtat në Letër, në të cilën trajtohen shkeljet që raportohen nga punëtorët dhe zgjedhjet ligjore që KDI kishte ofruar për ta.

2018
Maj 2018

KDI filloj kampanjën me SMS

Duke e parë që të drejtat e punëtorëve nuk ishin në nivelin e duhur KDI filloj një kampanjë me SMS për të sensibilizuar opinionin dhe vet punëtorët me të drejtat e tyre.

2017
Nëntor 2017

KDI publikon raportin “Punëtorët që [s’]kanë të drejta”

KDI publikon raportin “Punëtorët që [s’]kanë të drejta”

Pas shumë telefonatave të pranuara gjatë gjithë vitit 2017 në programin e ndhmës juridike falas. Telefonata të cilat më pas u përkthyen në shumë raste konkrete të cilat KDI i paraqiti në një raport.

2016
Shtator 2016

KDI publikon raportin “Nuk ka më diskriminim”

KDI publikon raportin “Nuk ka më diskriminim”

Pas intervenimit të KDI dhe protestave të specialistëve dhe ngritjes së kësaj çështje në Kuvendin e Kosovës, specialistët u pranuan në punë dhe për ta u nda një buxhet i veçantë.

Maj 2016

KDI mbajti konferencën për media me 100 specialist të fushave të ndryshme mjekësore

KDI mbajti konferencën për media me 100 specialist të fushave të ndryshme mjekësore

KDI bashkë me 100 specialist të fushave të ndryshme mjekësore, mbajtën konferencën për media, ku kërkuan nga Qeveria që të sistemoj ata dhe të mos diskriminohen.

2015
Shkurt 2015

KDI ndihmon puntorët duke dhënë këshilla ligjore pa pagesë

Që nga vitit 2015 KDI vazhdimisht është marr me çështjen e drejtave të punëtorëve përkatësisht dinjitetin e tyre. Përmes këshillave ligjore pa pagesë, KDI ka udhëzuar shumë punëtor në realizimin e të drejtave të tyre. Qindra telefonata janë pranuar në kohë të ndryshme në linjën pa pagesë.