Naim Cahani iu bashkua KDI-së në vitin 2009 në programin e qeverisjes lokale dhe pjesëmarrjes qytetare, ka shërbyer si koordinator dhe menaxher projektesh në programin e qeverisjes lokale. Është jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës dhe është kandidat për MA në Qeverisje lokale dhe shoqëri demokratike në programin e përbashkët të tri universiteteve publike (Universiteti i Prizrenit, Universiteti i Pejës dhe Universiteti i Gjilanit), si dhe kandidat për Msc pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Fakultetin e Drejtësisë.
Z.Cahani ka përvojë në demokraci lokale, në ngritje të kapaciteteve të OJQ-ve dhe zyrtarëve komunal, analizim dhe hartim të legjislacionit komunal, avokim dhe pjesëmarrje qytetare, monitorim te proceseve zgjedhore si dhe çështje të barazisë gjinore. Aktualisht, ai është i angazhuar si menaxher projekti në programin e ‘’Qeverisjes lokale dhe pjesëmarrjes qytetare’’.
Kontakti: [email protected]