Prokurim i përgjegjshëm

Çdo vit, afërsisht 40% e buxhetit të Kosovës shpenzohet përmes prokurimit publik.
Megjithatë, institucionet e Kosovës shpesh dështojnë të sigurojnë vlerën e duhur për paranë e shpenzuar duke ofruar shërbime jokualitative për qytetarët, duke favorizuar biznese të caktuara dhe duke neglizhuar cilësinë e investimeve.

Në situatën pandemike, maskat që ishin doganuar me vlerë prej 2.5 euro për copë,  nga shumë institucione publike u blenë me çmime nga 8 deri në 12 euro.

Prokurimi publik duhet t’i kthehet vlerave. Të përmbush qëllimin e tij! Ky proces duhet të siguroj investime kapitale të qëndrueshme, furnizime kualitative e shërbime të mirëfillta për qytetarët,  duke respektuar parimet e integritetit dhe të konkurrencës së lirë.

Tregimi ynë

2020
2020

Vazhdojnë problemet me çmimet jonormale, kritere favorizuese e investime kapitale të dëmshme për qytetarin

Ndërsa i gjithë globi po përballet me pandeminë COVID-19, dhe varfëria sa shkon e thellohet, situata me prokurimin publik vazhdon të jetë alarmante edhe në vitin 2020. Hulumtimet dhe analizat kishin treguar se edhe në këtë kohë krize, Qeveria e Kosovës kishte paguar 8 euro maskat e deklaruara në doganë në vlerë prej 2.5 euro, apo deri në 174.9% më të larta duke mos respektuar dispozitat ligjore në fuqi. Institucionet vazhdonin të kishin planifikime të dobëta, kritere të përshtatura, favorizime të operatorëve ekonomik e menaxhime të dobëta të kontratave, e të gjitha këto jo vetëm që kishin rrezikuar buxhetin publik, por ato po bëheshin shkaktar edhe i rrezikimit të mirëqenies dhe shëndetit të qytetarëve.

2020

Lumenjtë e zi të Kosovës

2020

Kërkohet transparencë e shtuar në prokurimet publike dhe hetim i çmimeve të fryra

Kërkohet transparencë e shtuar në prokurimet publike dhe hetim i çmimeve të fryra

KDI shpalosi gjetjet preliminare nga monitorimi i procesit të tenderimit të Ministrisë së Shëndetësisë me produkte dhe pajisje medicinale gjatë pandemisë.

2020

2020

2020

201910
2019

2019
2019

Qeveri jo për qytetarët

Analiza të shumta të KDI kishin gjetur se problemet me kritere të përshtatura, specifika të dobëta, çmime të larta e menaxhim të dobët të prokurimeve vazhdonin të ishin prezentë në masë të madhe. Për më shumë, KDI kishte gjetur se përveç humbjes së parasë publike, neglizhenca e vazhdueshme e qeverisë po rrezikonte mirëqenien edhe qytetarëve.

2018
2018

RUAJENI TAKSËN TUAJ!

2018

Prokurimi publik vazhdon të mbetet fushë e gjelbër për korrupsionin

Në prill 2018, KDI kishte prezantuar 15 pika konkrete për luftimin e korrupsionit, ku mes të tjerash ishte kërkuar nga qeveria dhe kuvendi të angazhoheshin në depolitizimin e institucioneve kyçe në prokurimin publik si KRPP dhe OSHP, dhe krijimin e mekanizmave llogaridhënës për keqpërdorimin e parasë publike përmes prokurimit publik. Në vazhdim, KDI kishte gjetur se neglizhenca kronike e qeverive 2014 – 2018 për të menaxhuar detyrimet kontraktuale të projektit të ndërtimit të autostradës “Arbën Xhaferi” i kishte kushtuar qytetarëve të Kosovës 53 milion euro. Për të sensibilizuar publikun rreth problemeve të shumta në shpenzimet publike përmes prokurimit publik, KDI kishte lansuar platformën avokuese ‘’KEQPËRDORIMET QË (S)I SHOHIM‘’.