Prokurim i përgjegjshëm
Çdo vit, afërsisht 40% e buxhetit të Kosovës shpenzohet përmes prokurimit publik.
Megjithatë, institucionet e Kosovës shpesh dështojnë të sigurojnë vlerën e duhur për paranë e shpenzuar duke ofruar shërbime jokualitative për qytetarët, duke favorizuar biznese të caktuara dhe duke neglizhuar cilësinë e investimeve.
Në situatën pandemike, maskat që ishin doganuar me vlerë prej 2.5 euro për copë, nga shumë institucione publike u blenë me çmime nga 8 deri në 12 euro.
Prokurimi publik duhet t’i kthehet vlerave. Të përmbush qëllimin e tij! Ky proces duhet të siguroj investime kapitale të qëndrueshme, furnizime kualitative e shërbime të mirëfillta për qytetarët, duke respektuar parimet e integritetit dhe të konkurrencës së lirë.