Lobim transparent në ligjbërje

Fenomeni i “legjislacionit të porositur” (nga anglishtja tailor-made law), pra i ligjeve dhe akteve nënligjore që hartohen në dobi të individëve dhe grupeve të interesit dhe që “legalizojnë” veprimet e tyre korruptive është mjaft i përhapur në Kosovë.

Kjo fushatë tenton që të rrisë të  kuptuarit dhe nxisë diskursin publik mbi nevojën e rregullimit të çështjes së lobimit – vendosjen e rregullave të qarta të lobimit dhe forcimin e transparencës në ligjbërje, në mënyrë që ligjet t’i  shërbejnë interesit të publikut.

Tregimi ynë

2020
27/02/2020

Takimi me krye-parlamentaren Vjosa Osmani

Takimi me krye-parlamentaren Vjosa Osmani

Gjatë takimit të mbajtur më 12 shkurt, KDI, mes tjerash, potencoi se prioritet për legjislaturën e re duhet të jenë nismat ligjore që do rrisin llogaridhënien dhe efikasitetin e Kuvendit. Njëra nga nismat e tilla legjislative do të duhej të ishte edhe nisma për ndërtimin e kornizës ligjore e cila do të rregullonte aktivitetet lobiste në institucionet qëndrore dhe lokale në Kosovë.

2019
27/12/2019

Publikimi i raportit “Legjislacioni i porositur”

Publikimi i raportit “Legjislacioni i porositur”

 Vendosja e rregullave të qarta për lobim është hap i rëndësishëm në forcimin e transparencës dhe kornizës ligjore për luftimin e korrupsionit. Ndërtimi i kornizës ligjore është pjesë e rëndësishme e shoqërisë moderne demokratike. Lobimi i rregulluar me ligj rrit transparencën në sektorin publik dhe rregullon marrëdhëniet midis grupeve të ndryshme të interesit, lobistëve, bartësve të posteve publike dhe politikanëve, gjë që kontribuon në funksionimin më të mirë të administratës shtetërore.

2011
27/11/2011

Marrëveshja ndërinstitucionale

Në vitin 2011, u miratua marrëveshja ndërinstitucionale që kërkonte krijimin e Regjistrit të Përbashkët të Transparencës për Parlamentin dhe Komisionin Evropian. Lobistët mund të regjistrojnë aktivitetet e tyre në Sekretariatin e Përbashkët të Regjistrit të Transparencës (JTRS) duke siguruar informacion në lidhje me aktivitetin, shpenzimet, burimet dhe synimet e tyre. Sekretariati është një departament i ndarë nga Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian mund të vendosë pezullime të përkohshme ose heqje nga regjistri.