Kuvend që zgjidhë probleme

Viteve të fundit, Kuvendi i Republikës së Kosovës është përballur me sfida serioze të cilat kanë cenuar funksionimin e rregullt të tij dhe kanë penguar përmbushjen e mandatit të tij kushtetues.

Mungesa e kuorumit, mospjesëmarrja e rregullt e deputetëve në punime, përdorimi i praktikave joparlamentare, organizimi i dobët i punës janë vetëm disa prej sfidave me të cilat po përballet Kuvendi për një kohë të gjatë.

Shumë prej tyre do të mund të tejkaloheshin me vendosjen e rregullave të brendshme efikase, të cilat i adresojnë nevojat e sotme të Kuvendit dhe që përkojnë me kontekstin aktual politik e shoqëror.

Tregimi ynë

2020
Tetor 2020

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ka takuar grupin punues

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ka takuar grupin punues

“Shpresoj se draft-rregulloren e hartuar në legjislaturën e kaluar do të analizohet në detaje. Ku është në rregull, të mbetet ashtu siç është, kurse ku ka nevojë, të bëhen ndryshime profesionale, duke u bazuar edhe në praktikat e mira parlamentare. Uroj që puna e Komisionit të kulmojë me miratimin e Rregullores së re të Kuvendit brenda kësaj legjislature”.

Tetor 2020

Grupi punues filloi punën për draftimin e Rregullores

Grupi punues për draftimin e Rregullores së re të punës ka filluar punën në muajin tetor 2020. Ky grup është i përbërë nga përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare, përfaqësues nga administrata e Kuvendit dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Qershor 2020

KDI kërkoi nga deputetët që të rifillojnë punën me draftimin e Rregullores

KDI u ka dërguar letër – kërkesë anëtarëve të Komisionit përkatës për Rregulloren që të rifillojnë punën me hartimin e Rregullores së re, proces ky që nuk kishte filluar për shkak të pandemisë dhe krizës politike të asaj periudhe.

Mars 2020

Komisioni për Legjislacion formoi grupin punues për draftimin e Rregullores së re

Komisioni përkatës për draftimin e Rregullores ka formuar grupin punues për të hartuar Rregulloren e re të punës duke marrë për bazë edhe draftin që e kanë hartuar deputetët e legjislaturës së VI-të si dhe ka miratuar planin e veprimit të këtij grupi.

2019
Nëntor 2019

KDI organizoi diskutim me deputetët për nevojën e miratimit të Rregullores së re të punës

KDI organizoi diskutim me deputetët për nevojën e miratimit të Rregullores së re të punës

KDI ka organizuar tryezë diskutimi me përfaqësues të subjekteve politike parlamentare, përfaqësues tëorganizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile për të diskutuar lidhur me nevojën që legjislatura e VII-të ta prioritizoj miratimin e Rregullores së re. Në këtë diskutim është prezantuar edhe një analizë e përgatitur nga KDI lidhur me këtë temë.

Nëntor 2019

Publikimi i analizës “Tejkalimi i sfidave të Kuvendit përmes miratimit të rregullorës së re të punës”

Publikimi i analizës “Tejkalimi i sfidave të Kuvendit përmes miratimit të rregullorës së re të punës”

KDI gjithashtu ka publikuar analizën me synim që të sjellë në vëmendje të deputetëve nevojën urgjente për miratimin e Rregullores së re dhe rekomandimet konkrete se si mund të zgjidheshin disa prej sfidave kryesore të Kuvendit.

2018
Shkurt 2018

Kuvendi nuk e miratoi Rregulloren e punës në mungesë të kuorumit

Në legjislaturën e VI-të është miratuar në parim Rregullorja e re e Punës. Pas amendamentimit, Komisioni përkatës i ka përcjellë Kuvendit rekomandimin për të mos e miratuar Projekt-rregulloren. Rregullorja është vendos në votim në seancë por për mungesë kuorumi nuk është hedh në votim. Pas shpërndarjes së legjislaturës së VI-të, drafti i hartuar i Rregullores është kthyer në pikë fillestare.

2015
Shkurt 2015

Kuvendi formoi Nën – Komisionin për të draftuar Rregulloren e re të Punës

Në fillim të legjislaturës së V-të, Komisioni përkatës për Rregulloren ka formuar sërish nën – komisionin për Mandate, Imunitete dhe Rregulloren e punës për të draftuar Rregulloren e punës. Mirëpo as ky nën- komisioni nuk ka arritur që ta finalizojë atë deri në kohë kur është shpërndarë legjislatura e V-të e Kuvendit.

2011
Prill 2011

Kuvendi formoi Nën – Komisionin për të draftuar Rregulloren e re të Punës

Në legjislaturën IV-të, Komisioni përkatës për Rregulloren ka formuar nën – komisionin për Mandate, Imunitete dhe Rregulloren e punës për të draftuar Rregulloren e punës. Mirëpo ky nën-komisioni nuk ka arritur që ta finalizojë atë deri në kohë kur është shpërndarë legjislatura e IV-të.

2010
Prill 2010

Miratimi i Rregullorës së Punës

Në legjislaturën e III-të, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rregulloren e punës me 90 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.