Dialog ME ne, PËR ne

Ndonëse njëri prej proceseve më jetike, dialogu Kosovë-Serbi nuk ka arritur të përbashkojë akterët politik në vend, duke u shndërruar në çështjen më polarizuese politike. Procesi është karakterizuar me mungesë të një strategjie të mirëfilltë shtetërore, mungesë të transparencës, konsensusit dhe me mbikëqyrje të dobët parlamentare.

Kjo fushatë synon të promovojë një proces më gjithpërfshirës, transparent e llogaridhënës përmes diskutimeve publike, artikulimit të zgjidhjeve dhe pritshmërive dhe fuqizimit të qytetarisë aktive.

Historiku i trajtimit të kësaj teme ndër vite

2020
16/09/2020

Kryeministri Hoti përballë Platformës së shoqërisë civile për dialogun

Kryeministri Hoti përballë Platformës së shoqërisë civile për dialogun

KDI në kuadër të “Platformës së shoqërisë civile për dialogun” ka mbajtur diskutim me Kryeministrin e Kosovës z. Avdullah Hoti dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të medias. Pjesëmarrësit e pranishëm nga shoqëria civile në këtë tryezë, ngritën çështjen e transparencës në dialog, hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem,  Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Ujmanin, kishën ortodokse, mini-shengenin, dhe strategjinë e Kosovës në rast se nuk arrihet një marrëveshje finale me Serbinë. U theksua që mungesa e konsensusit politik në vend po vazhdon të shoqërojë procesin e dialogut me Serbinë ndërsa mungesa e transparencës mbetet problematikë e cila duhet adresuar.  Kryeministri Hoti u zotua për transparencë të plotë ndaj Kuvendit, shoqërisë civile dhe publikut të gjerë dhe bëri thirrje publike për organizatat e shoqërisë civile për tu bërë pjesë e ekipeve të ekspertëve të Qeverisë mbi çështjen e dialogun.

02/09/2020

Themelohet platforma e shoqërisë civile për dialogun

Themelohet platforma e shoqërisë civile për dialogun

Përfaqësuesit e shoqërisë civile, vendosin të krijojnë një platformë të përbashkët të bashkëveprimit dhe koordinimit të OJQ-ve në Kosovë, të cilat kanë zhvilluar dhe zhvillojnë ekspertizë në fushën e dialogut Kosovë-Serbi. Me qëllim të promovimit të transparencës, llogaridhënies dhe gjithëpërfshirjes, përfaqësuesit e shoqërisë civile synojnë të ushtrojnë një rol më proaktiv dhe të organizuar, duke u kthyer në faktor më me ndikim në procesin e dialogut dhe atë të normalizimit.

2019
06/12/2019

Vazhdimi i dialogut nuk duhet t’a gjejë Kosovën pa konsensus të brendshëm

Vazhdimi i dialogut nuk duhet t’a gjejë Kosovën pa konsensus të brendshëm

KDI ka shpalosur sot analizën “Konsensusi i brendshëm si parakusht për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi”, lidhur me rëndësinë e arritjes së konsensusit politik për procesin e dialogut me Serbinë, si një nga proceset më të rëndësishme në të cilat po kalon vendi. Kjo analizë tenton t’i japë publikut një pasqyrë më të gjerë të efekteve që ka prodhuar mungesa e deritanishme e konsensusit në mes spektrit politik lidhur me dialogun, si dhe efektet që mund të ketë në këtë proces vazhdimi i mungesës së konsensusit politik.

16/09/2019

KDI organizon LIVE Q&A lidhur me dialogun me kandidatët për kryeministër

KDI organizon LIVE Q&A lidhur me dialogun me kandidatët për kryeministër

Gjatë këtij muaji KDI ka organizuar serinë e diskutimeve online mes kandidatëve për kryeministër nga partitë më të mëdha në vend dhe qytetarëve. Këto diskutime kanë pasur për synim shpalosjen e platformave rreth dialogut të kandidatëve për kryeministër. Qytetarët kanë pasur mundësinë që të bashkëbisedojnë me kandidatët duke u parashturar pyetje lidhur me dialogun.

08/05/2019

Kryeministri në tryezën e KDI-së: opozita duhet të jetë pjesë e grupit përfaqësues të Kosovës në takimin e Parisit

Kryeministri në tryezën e KDI-së: opozita duhet të jetë pjesë e grupit përfaqësues të Kosovës në takimin e Parisit

KDI ka mbajtur tryezën e diskutimit “Dialogu Kosovë-Serbi pas Samitit të Berlinit”, një diskutim mes Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, me përfaqësuesit e shoqërisë civile, medias dhe korit diplomatik në Kosovë. Lidhur me takimin e dialogut në Paris, kryeministri Haradinaj theksoi rëndësinë e bashkërendimit dhe gjithëpërfshirjes së spektrit kosovar në takim. Ai edhe publikisht ftoi dy partitë më të mëdha opozitare t’i bashkohen grupit përfaqësues në Paris, qoftë edhe vetëm në cilësinë e vëzhguesve.

14/03/2019

KDI analizon Ligjin për Delegacionin Shtetëror për Dialogun

KDI analizon Ligjin për Delegacionin Shtetëror për Dialogun

KDI në këtë analizë ka adresuar një sërë çështjesh dhe një sërë rekomandimesh të cilat do të duhej të adresoheshin nga deputetët e Kuvendit të Kosovës para votimit të këtij ligji në Kuvend. KDI konsideron se ky ligj tenton të përcaktojë hierarkinë institucionale, të prek ndarjen e pushteteve dhe mënyrën e vendimmarrjes së institucioneve kushtetuese të Kosovës, duke synuar kalimin e kompetencave nga institucionet kushtetuese tek Delegacioni Shtetëror. Sipas analizës ligji gjithashtu lë hapësirë në mënyrën e mbikëqyrjes parlamentare të procesit të dialogut Kosovë-Serbi dhe të vet punës së Delegacionit Shtetëror duke i dhënë mandat vetëm një Komisioni Ad Hoc.

26/02/2019

Ndërprerja e dialogut: KDI del me skenarë për “mbajtjen” apo “pezullimin” e taksës 100%

Ndërprerja e dialogut: KDI del me skenarë për “mbajtjen” apo “pezullimin” e taksës 100%

Publikimi i analizave të politikave kanë kontribuar në një diskutim më konstruktiv dhe të bazuar në njohuri, ku vlerësohen proceset /çështjet dhe ofrohen rekomandimet. Duke theksuar nevojën për mendime të pavarura, të paanshme dhe të ekspertëve për çështje që lidhen me dialogun, KDI ka hartuar analiza lidhur me procesin e dialogut. Këto dokumente ofrojnë rekomandime në për çështjet nën diskutim të adresuara në politikëbërësit dhe publikun më të gjerë. Pas ndërprerjes së dialogut për shkak të vendosjes së taksës 100% ndaj ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, KDI ka shpalosur dy skenarë, duke përfshirë efektet e tyre pozitive dhe negative në rast të mbajtjes apo pezullimit të taksës prej 100%. Kjo analizë tenton t’i japë publikut një pasqyrë më të gjerë të efekteve që “pezullimi” apo “mbajtja” e taksës do të prodhonte në disa dimensione, së pari në vetë procesin e dialogut Kosovë-Serbi, pastaj në marrëdhëniet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, në zhvillimet e brendshme politike në vend, në ekonomi dhe përfundimisht në përcepsionin  qytetarë.

2018
04/12/2018

KDI inkurajon partitë parlamentare të arrijnë konsensusin politik për dialogun kosovë-serbi

Avokimi mbi rëndësinë e arritjes së konsensusit të gjerë poltik për dialogun me Serbinë, është realizuar edhe përmes thirrjeve publike për krerët e institucioneve, partitë politike dhe deputetët e Kuvendit. Duke konsideruar që dialogu Kosovë-Serbi është proces i cili është konsideruar si i pa alternativë, proces për të cilin të gjitha partitë politike kanë shprehur mbështetjen e tyre, ndërtimi i konsensusit të gjerë politik është imperativ për të përmbyllur procesin e dialogut dhe për të arritur një marrëveshje gjithpërfshirëse ndërkombëtare e cila respekton shtetin e Kosovës dhe sovranitetin e saj.

20/06/2018

Partitë politike ende larg arritjes së konsensusit politik për dialogun

Partitë politike ende larg arritjes së konsensusit politik për dialogun

KDI ka vazhduar përpjekjet e arritjes së konsensusit në mes të spektirt të gjerë politik duke organzuar diskutime në mes të përfaqësuesve të partive politike.  Në një nga këto diskutime pjesëmarrës ishin shefat e grupeve parlamentare të partive politike, të cilët paraqitën qëndrimet e partive politike rreth fazës së re të dialogut me Serbinë, platformën si dhe përfaqësimin e Kosovës në këtë proces. U theksua se marrëveshja që do të arrihet do t’i tejkaloi përmasat e një gjenerate prandaj është e nevojshme që të ketë gjithëpërfshirje dhe unitet në këtë proces. 

11/05/2018

Diskutim mes përfaqësuesve të Kosovës dhe të Serbisë

Diskutim mes përfaqësuesve të Kosovës dhe të Serbisë

Me qëllim të promovimit të dialogut ndëretnik, rritjes së komunikimit, transparencës dhe nxitjes së një dialogu shoqëror dhe politik gjithëpërfshirës midis Kosovës dhe Serbisë në lidhje me procesin e Brukselit, KDI ka organizuar një shkëmbim ndërmjet zëvendëskryeministërit të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe kryetarit të Partisë Liberal demokratike (LDP) të Serbisë Cedomir Jovanoviq, rreth së ardhmes së dialogut. Në këtë diskutim u artikulua nevoja për t’i përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Jovanoviq ka potencuar se është kundër ndonjë marrëveshje që do të nënkuptonte ndarje të brendshme në shoqërinë kosovare. Kurse zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka nënvizuar se çështja e vetme e hapur që Kosova ka me Serbinë, është njohja e ndërsjellë.

12/03/2018

Politika, shoqëria civile dhe mediat propozojnë bazën e platformës se re për dialogun me Serbinë

Politika, shoqëria civile dhe mediat propozojnë bazën e platformës se re për dialogun me Serbinë

Anëtarë të shoqërisë civile, përfaqësues të mediave dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës ofrojnë propozime për platformën e dialogut me Serbinë. Nevoja për ndryshimin e qasjes së Kosovës në këtë proces dialogu dhe për formulimin e një strategjie shtetërore mbi temat, formatin dhe epilogun e këtij procesi u konsiderua si tejet të rëndësishme për fazën e re të dialogut. Nevoja për një dialog të brendshëm me qytetarët e Kosovës dhe në veçanti me komunitetin serb në Kosovë u argumentua si e rëndësishme ndërsa u theksua që ky proces nuk duhet të prek shtetin qytetar dhe funksionimin unitar kushtetues të Kosovës. 

2017
14/09/2017

Diskutimet publike në nivel nacional

Diskutimet publike në nivel nacional

KDI organizon debate të nivelit nacional për të siguruar mundësinë për palët kryesore të interesuara në dialog (Kryeministri, Presidenti, Kryetari i Kuvendit, liderët e partive, deputetët, udhëheqësit e OSHC-ve nga të gjitha komunitetet në Kosovë, përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, analistët e medias etj.) për të artikuluar publikisht qëndrimet e tyre karshi procesit të negociatave. Këto tryeza kanë nxitur një diskutim më të hapur dhe transparent në mes akterëve të ndryshëm në lidhje me procesin e dialogut, të ardhmen e tij, temat që duhet të përfshihen, përmbajtjen e marrëveshjeve, rolin e institucioneve dhe shoqërisë civile dhe rezultatet e pritura nga ky proces.

12/04/2017

Mbikëqyrje më efektive: takimi i parë koordinues mes komisioneve parlamentare mbi procesin e dialogut

Mbikëqyrje më efektive: takimi i parë koordinues mes komisioneve parlamentare mbi procesin e dialogut

Me mbështetje të KDI-së dhe në bashkëpunim me Komisionin për Punë të Jashtme, në Kuvend është inicuar një praktikë e re e organizimit të takimeve të përbashkëta në mes të të gjitha Komisioneve parlamentare me qëllim rritjen e koordinimit dhe bashkërendimit në mes të komisioneve rreth rolit të tyre në procesin e dialogut Kosovë – Serbi. Pesë takimet e organizuara deri më tani, kanë rezultuar me rritje të mbikëqyrjes së marrëveshjeve, njoftim të shtuar të Komisioneve rreth këtij procesi si dhe rekomandime të përbashkëta të komisioneve. Duke konsideruar që kjo platformë synon rritjen e llogaridhënies, fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit si dhe rritjen e transparencës, KDI do të vazhdoj të ofroj asistencë në organizimin e takimeve në mes Komisioneve Parlamentare edhe në të ardhmen. 

08/03/2017

Deputetët flasin me qytetarë për dialogun

Deputetët flasin me qytetarë për dialogun

Për të garantuar transparencë dhe llogaridhënie të deputetëve të Kuvendit ndaj qytetarëve, KDI ka asistuar në mbajtjen e diskutimeve publike në mes të deputetëve dhe qytetarëve nga të gjitha komunitetet dhe rajonet e Kosovës, lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Këto diskutime iu mundësojnë deputetëve që të ndajnë qëndrimet e tyre rreth procesit të dialogut por mbi të gjitha, nëpërmjet takimeve direkte, të njoftohen nga afër lidhur me perspektivën, kërkesat dhe pritshmëritë e qytetarëve rreth këtij procesi. KDI do të vazhdojë të asistojë organizimin e diskutimeve të përbashkëta në mes deputetëve dhe qytetarëve duke nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare, transparencës dhe gjithpërfshirjes në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë.

17/01/2017

KDI shpalosë në mënyrë periodike opinionet e qytetarëve rreth dialogut

KDI shpalosë në mënyrë periodike opinionet e qytetarëve rreth dialogut

KDI fillon serinë e sondazheve periodike të opinionin qytetarë rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi të cilat vejnë në pah perceptimet e qytetarëve nga të gjitha komunitetet në lidhje me çështjet më të rëndësishme në dialogun Kosovë-Serbi, ndikimin që luajnë marrëveshjet e dialogut në jetën e tyre të përditshme, perceptimin e tyre mbi nivelin e transparencës, kuptimin e tyre për procesin dhe pritjet e tyre në lidhje me rrjedhën e dialogut dhe rezultatin e tij. Një nga sondazhet e realizuara ka shpërfaqur faktin që qytetarët e Kosovës në shkallë të lartë, praktikisht janë të painformuar rreth marrëveshjeve të cilat janë arritur deri tani në kuadër të procesit të dialogut Kosovë – Serbi. Në bazë të këtij sondazhi, në përgjithësi qytetarët presin të informohen më shumë në rradhë të parë nga Qeveria dhe më pas nga Kuvendi i Kosovës.

2016
02/12/2016

Mbikëqyrje e zbatimit të marrëveshjeve në terren

Mbikëqyrje e zbatimit të marrëveshjeve në terren

KDI në bashkëpunim me komisionet parlamentare organzion mbikëqyrje të afërt të gjendjes së zbatimit të marrëveshjeve të dialogut, përmes vizitave në terren. Këto vizita iu kanë mundësuar komisioneve që të monitorojnë nga afër zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut, efektin e tyre dhe problematikat që shoqërojnë zbatimin e tyre. Në një nga keto vizita, komisioni parlamentar për punë të jashtme në bashkëpunim me KDI ka vizituar Mirovicën për të monitoruar nga afër zbatimin e marrëveshjes së rivitalizimit të Urës së Mitrovicës, së bashku me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut.

01/09/2016

KDI lanson modulin elektronik Dialogu Kosovë – Serbi

Për të pasqyruar sa më mirë aktivitetet rreth dialogut në Kuvend dhe marrëveshjet e dialogut, KDI ka shtuar modulin për Dialogun në platformën Vota Ime.org, ku pasqyrohen aktivitetet mbikëqyrëse të deputetëve rreth dialogut në seanca dhe Komisione të Kuvendit. Moduli përmban edhe rezolutat e miratuara nga ana e Kuvendit që nga fillimi i këtij procesi, tekstet e marrëveshjeve të dialogut, hulumtime të opinionit publik rreth dialogut, analiza të politikave rreth çështjeve të ndërlidhura me dialogun, si dhe infografika dhe fakte. Po ashtu, kjo platformë iu mundëson qytetarëve që të iu parashtrojnë pyetje deputetëve të Kuvendit rreth çështjeve të ndërlidhura me dialogun.

06/07/2016

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit (MoU) me Kuvendin e Kosovës

Me qëllim të bashkëpunimit, KDI dhe Kuvendi i Kosovës në korrik të vitit 206 kanë nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit, i cili synonte fuqizimin e mbikëqyrjes parlamentare ndaj ekzekutivit, ngritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe rritjen e komunikimit publik rreth çështjeve të ndjeshme dhe me interes për vendin, siç është dialogu Kosovë-Serbi