sq - en

Albert Krasniqi 

Afati:

Albert Krasniqi është menaxher i projektit për Mbështetje të aktiviteteve për hulumtime parlamentare në Kosovë, dhe njëkohësisht udhëheq Sekretariatin e koalicionit për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”. Ai i është bashkuar KDI-së në vitin 2015, ku për dy viti ka qenë i angazhuar në monitorimin e Kuvendit të Kosovës dhe krijimin e platformës VotaIme.org.

Alberti ka përvojë dhjetëvjeçare në sektorin e shoqërisë civile në fushën e qeverisjes së mirë, demokratizimit të partive politike, ngritjes së kapaciteteve të parlamentit dhe zgjedhjet. Ka të botuar disa hulumtime dhe analiza në këto tema. Para se t’i bashkohej KDI-së, Alberti ka punuar si Hulumtues në Institutin KIPRED (2007-2015), dhe ka qenë pjesë e ekipit për mbështetje të Kuvendit të Kosovës në themelimin dhe funksionalizmin e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Ka mbajtur dhjetëra trajnime për partitë politike në demokratizimin e tyre.

Alberti ka përfunduar studimet universitare në degën e Filozofisë, ndërsa është kandidat për master në programin Shoqëri Civile dhe Zhvillim Lokal në Universitetin e Prishtinës.

Kontakti: [email protected]