sq - en

Zgjedhjet e Lira dhe të Drejta

Çdo demokraci ka nevojë që herë pas here të testojë funksionalitetin dhe efikasitetin e institucioneve të saj, e zgjedhjet janë ato që pikërisht e mundësojnë këtë. Si një prej instrumenteve më të rëndësishme të demokracisë sot, zgjedhjet shërbejnë si rrugë për pjesëmarrje të qytetarëve në procese politike. Duke i zgjedhur zyrtarët që përfaqësojnë më së miri vlerat dhe interesat e popullit, votuesit mund të ndikojnë në formësimin e politikave që përmirësojnë kualitetin e jetës së tyre.

Programi për Zgjedhje të Lira dhe të Drejta (ZLD) në kuadër të KDI-së, angazhohet për të kontribuar në sigurimin e integritetit në procesin zgjedhor dhe arritjen e standardeve demokratike përmes një vëzhgimi objektiv dhe politikisht të paanshëm. Informimi dhe nxitja e qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre elementare për të zgjedhë dhe për t’u zgjedhur është një nga shtyllat kryesore të programit. Aktiviteti ynë ka për qëllim të dekurajojë tentativat për mashtrime, parregullësi, gabime administrative dhe të ndihmoj në zgjidhjen e kontesteve zgjedhore dhe krijimin e një ambienti që garanton zgjedhje legjitime dhe demokratike.

Që nga themelimi i saj, KDI është angazhuar në aktivitete të rregullta përgjatë gjithë ciklit zgjedhor, që nënkupton mobilizimin e OJQ-ve dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre për vëzhgim dhe raportim të procesit zgjedhor, edukimin dhe sensibilizimin e votuesve për të drejtat e tyre zgjedhore, avokimin për reformë të mirëfilltë zgjedhore dhe ofrimin e rekomandimeve konkrete për të siguruar një proces më efikas zgjedhor.

Duke qenë edhe zyrtarisht anëtare e Rrjetit Evropian të Organizatave për Monitorim të Zgjedhjeve, ENEMO, KDI mëton të angazhohet edhe jashtë kufijve të Kosovës për të monitoruar dhe garantuar intergritetin e proceseve zgjedhore që forcojnë besimin e publikut dhe inkurajojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje.

Stafi

Albert Krasniqi  Hulumtues i lartë dhe Menaxher i projektit
Artan Murati Menaxher i projektit
Eugen Cakolli Zyrtar i projektit