sq - en

Demokratizimi dhe Praktikat Parlamentare

  • Të sigurojmë integritet në procese zgjedhore përmes vëzhgimit objektiv dhe politikisht të paanshëm
  • Të motivojmë ndikimin e votuesve në formësimin e politikave që përmirësojnë kualitetin e jetës së tyre
  • Të inkurajojmë pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje

Që nga themelimi i Kuvendit, sesionet dhe debatet parlamentare vazhdojnë t’a kenë fokusin e qytetarëve dhe të shërbejnë si barometër i proceseve politike në shtetin e Kosovës. Megjithatë, jo gjithherë ligjbërja arrin të përkthehet në interesat e qytetarëve, dhe të zgjedhurit të jenë të përgjegjshëm ndaj votuesve të tyre.

Programi i Demokratizimit dhe Praktikave Parlamentare (DPP) synon të nxisë Kuvendin e Kosovës të jetë më i hapur, më përfaqësues dhe gjithpërfshirës sepse një instiucion ligjvënës efikas është shtylla kryesore e qeverisjes demokratike. Që nga themelimi i organizatës, DPP është zhvilluar si program përmes monitorimit dhe vlerësimit të performancës të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësuesve të popullit, si dhe informimit të publikut mbi çështjet parlamentare. Në vitet e fundit, DPP është zgjeruar me një komponentë të re që ka për qëllim t’i ofrojë Kuvendit të Kosovës ekspertizë nga institucione hulumtuese në mënyrë që të nxjerrë legjislacion sa më cilësor dhe sa më të zbatueshëm.

Ne besojmë që shoqëria civile është e thirrur për të kryer funksionet vitale dhe të nevojshme si monitorim, vlerësim, ndikim në ligjbërje dhe ndërmjetësim në mes të qytetarëve dhe zyrtarëve të tyre të zgjedhur. Andaj, DPP do të vazhdojë të monitorojë Kuvendin për t’u siguruar që ky institucion reflekton interesin publik në ligje dhe politika, përmbush obligimet e tij kushtetuese dhe respekton rregullat dhe procedurat e veta, promovon përgjegjësi dhe transparencë, mbikëqyrë punën e ekzekutivit dhe i përmbahet standardeve universale të qeverisjes së mirë.

DPP do të vazhdojë të shërbejë si urë lidhëse në mes të Kuvendit dhe qytetarëve, duke nxitur dialogun konstruktiv në mes tyre, si dhe të promovojë fuqizimin e votuesit për të mbajtur zyrtarët e zgjedhur të përgjegjshëm dhe llogaridhënës.

Stafi

Albert Krasniqi  Hulumtues i lartë dhe Menaxher i projektit
Jeta Krasniqi Menaxhere e projektit
Ahmet Rushiti Menaxher i projektit
Artan Murati Menaxher i projektit
Violeta Haxholli Hulumtuese
Eugen Cakolli Zyrtar i projektit
Agnesa Haxhiu Hulumtuese
Adelina Hasani Hulumtuese