sq - en

Demokratizimi dhe Praktikat Parlamentare

  • Të sigurojmë integritet në procese zgjedhore përmes vëzhgimit objektiv dhe politikisht të paanshëm
  • Të inkurajojmë pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje
  • Të motivojmë ndikimin e votuesve në formësimin e politikave që përmirësojnë kualitetin e jetës së tyre
  • Të dekurajojmë tentativat dashakeqe dhe të ndihmojmë krijimin e një ambienti që garanton zgjedhje legjitime

Programi për Zgjedhje të Lira dhe të Drejta (ZLD) në kuadër të KDI-së, angazhohet për të kontribuar në sigurimin e integritetit në procesin zgjedhor dhe arritjen e standardeve demokratike përmes një vëzhgimi objektiv dhe politikisht të paanshëm. Informimi dhe nxitja e qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre elementare për të zgjedhë dhe për t’u zgjedhur është një nga shtyllat kryesore të programit. Aktiviteti ynë ka për qëllim të dekurajojë tentativat për mashtrime, parregullësi, gabime administrative dhe të ndihmoj në zgjidhjen e kontesteve zgjedhore dhe krijimin e një ambienti që garanton zgjedhje legjitime dhe demokratike.

Që nga themelimi i saj, KDI është angazhuar në aktivitete të rregullta përgjatë gjithë ciklit zgjedhor, që nënkupton mobilizimin e OJQ-ve dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre për vëzhgim dhe raportim të procesit zgjedhor, edukimin dhe sensibilizimin e votuesve për të drejtat e tyre zgjedhore, avokimin për reformë të mirëfilltë zgjedhore dhe ofrimin e rekomandimeve konkrete për të siguruar një proces më efikas zgjedhor.

Duke qenë edhe zyrtarisht anëtare e Rrjetit Evropian të Organizatave për Monitorim të Zgjedhjeve, ENEMO, KDI mëton të angazhohet edhe jashtë kufijve të Kosovës për të monitoruar dhe garantuar intergritetin e proceseve zgjedhore që forcojnë besimin e publikut dhe inkurajojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje.

Stafi

Albert Krasniqi  Hulumtues i lartë dhe Menaxher i projektit
Jeta Krasniqi Menaxhere e projektit
Ahmet Rushiti Menaxher i projektit
Artan Murati Menaxher i projektit
Violeta Haxholli Hulumtuese
Eugen Cakolli Zyrtar i projektit
Agnesa Haxhiu Hulumtuese
Egzon Osmanaj Asistent i projektit
Adelina Hasani Hulumtuese