KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Transparenca dhe Kundër-korrupsioni

13-03-2016 - Prishtinë

Liberalizimi i vizave shton përpjekjet për luftë kundër korrupsionit

Facebook  Twitter

Politika e papërgjegjshme është e gatshme që të rrezikojë të ardhmen, mirëqenien dhe liberalizimin e vizave e të gjithë qytetarëve vetëm për të mos prishur pazaret në fushën e prokurimit. Më 10 mars,  14 muaj pasi që ishte arrestuar[L1]  nën dyshimin e bazuar se ka marrë pjesë në trafikim me qenie njerëzore, Kuvendi vendosi që të shkarkojë anëtarin e bordit të OSHP-së, z. Bajram Zogiani. Ky i fundit tash e 14 muaj gjendet në paraburgim dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ka marrë pagë të rregullt nga buxheti i Kosovës. SHhkarkimi i tij erdhi vetëm pasi që Bashkimi Evropian e vendosi si kriter për liberalizim të vizave largimin e personave nga Bordi i OShP-së që janë të akuzuar për vepër penale. Ngjashëm, kryetari i OShP-së Hysni Hoxha dha dorëheqje me 15 janar 2016, vetëm pak ditë para hyrjes në fuqi të ligjit të ri që kërkonte që anëtaret e OShP-së ”të mos jenë të akuzuar  apo të dënuar për ndonjë vepër penale”.

Ndikimi i faktorit politik vazhdon të ketë rolin primar në funksionimin e institucioneve të pavarura, thënë më mirë në emërimet apo shkarkimet në pozita drejtuese të organizatave të pavarura që emërohen nga Kuvendi. OSHP është njëri prej këtyre shembujve. Që nga gushti i 2013-tës deri në mars 2014 OShP mbeti pa të pesë anëtarët e bordit, pasi që Qeveria u vonua me dorëzimin e propozimeve në Kuvend. Veç kësaj, me rastin e emërimit të anëtarëve të rinj të bordit, Kuvendi e shpërfilli rekomandimin e bordit të pavarur përzgjedhës, që kishin shqetësime në lidhje me disa prej të emëruarve, duke përfshirë një hetim aktual të korrupsionit.

Duke parë këto zhvillime dhe praktika KDI thërret Kuvendin që të rishikojë bazën ligjore për agjencitë e pavarura që i raportojnë këtij institucioni. Kjo nënkupton aplikimin e sanksioneve për krerët apo anëtarët e bordeve të institucioneve të pavarura në rast të performancës jo tw kwnaqshme apo akuzave për vepra penale. Gjithashtu, mosmiratimi i  raporteve të tyre vjetore nga Kuvendi duhet të bartë sanksionin e shkarkimit të këtyre udhëheqësve.

 

 [L1]A eshte arrestu apo i eshte ngrite aktakuze?

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved