KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Transparenca dhe Kundër-korrupsioni

09-03-2016 - Prishtinë

Transparenca e prokurimit në Qeveri, pa progres

Facebook  Twitter

Instituti Demokratik i Kosovës shpalosi indeksin vjetor të transparencës në prokurim publik për Ministritë dhe Zyrën e Kryeministrit përmes një tryeze. Artan Canhasi nga KDI tha se “Nuk vërehet një trend pozitiv i rritjes së transparencës së dokumenteve të publikuara nga Kabineti Qeveritar që kanë të bëjnë më prokurimin publik. Shpresojmë që prokurimi elektronik do të ndryshojë këtë gjendje.”

Ndërsa, Burim Ejupi nga INDEP tha se “transparenca qeveritare është e lartë për çështje të vogla; kurse, ajo mungon kur është fjala për kontrata madhore sikurse ajo e autostradës apo termocentralit”.

Ministria e Drejtësisë prin si më transparentja sa i përket transparencës buxhetore, duke ofruar raporte javore të shpenzimeve. Kurse Ministria e Financave prin sa i përket publikimit të njoftimeve për kontratë. KDI rekomandon që ministritë tjera të ndjekin shembullin e këtyre të fundit.

Me një buxhet shteti përgjithësisht të pamjaftueshëm, efikasiteti dhe transparenca në shpenzimin e secilit cent të parasë publike dhe kthimi i saj në të mirë publike është e domosdoshme.

Indeksi i Transparencës është produkt matës përmes së cilit KDI synon të bëjë përgjegjëse dikasterët qeveritarë për transparencë në shpenzimin e parasë publike dhe të matë progresin në këtë fushë nga viti në vit.

Raportin e plotë dhe të gjeturat mund ti shkarkoni në web-faqen e KDI-së  www.kdi-kosova.org

 

Ky aktivitet i KDI/TIK është realizuar në kuadër të projektit Transparenca dhe llogaridhënia në prokurimin publik në nivelin lokal, i cili mbështetet nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved