KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Transparenca dhe Kundër-korrupsioni

04-08-2013 - Prishtinë

Prokurimi i Policisë rrezikon sigurinë e qytetarëve

Facebook  Twitter

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) / Transparency International Kosova (TIK), shpreh shqetësimin lidhur me dështimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës, që të bëjë furnizimin me vetura patrulluese. Një dështim i tillë vjen si pasojë e një procesi të tenderimit me shkelje ligjore nga Policia e Kosovës. Policia e Kosovës po vazhdon të dështojë në blerjen e makinave si pasojë e shkeljeve ligjore dha dyshimeve të bazuara për kriteret diskriminuese dhe favorizuese në intres të një kompanie të parapëlqyer. Procesi i tenderimit është vlerësuar me shkelje dhe është stopuar në mënyrë të drejtë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) e cila përveç se ka kërkuar anulimin e kësaj procedure, i ka kërkuar Policisë që të mos përsërisë kriteret diskriminuese. 

Ky tender ka dëmtuar në vazhdimësi imazhin e Policisë së Kosovës, e cila që nga viti 2011, asnjëherë nuk ka reshtur së përshtaturi kriteret teknike operatorit të parapëlqyer ekonomik dhe ka vazhduar të përsëris parregullsitë e njëjta në procedura tenderuese përkundër se ka humbur disa raste në OSHP. Gjithashtu Ministria e Punëve të Brendshme dhe menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës, duke mos marr masat e duhura në departamentin e prokurimit të policisë, lënë për të dyshuar se janë pjesë e aferës së tenderit për furnizim me vetura.

Amortizimi i veturave aktuale dhe pa mundësia e furnizimit me vetura që nga viti 2011, dëmton efikasitetin në veprimet operacionale. Gjithashtu kjo situatë bën që shumë stacione policore të jenë në mungesë serioze të veturave patrulluese. Qytetarët e Kosovës mbeten të rrezikuar, për shkak se Policia e Kosovës vazhdon të shkel ligjet në fuqi dhe të përcaktojë kritere favorizuese që të shpërblejë një operator të caktuar me tender tre vjeçar për furnizim me vetura. 

KDI në shkurt të këtij viti, në një raport pati konstatuar këto shkelje të vazhdueshme në tenderët e Policisë dhe ka kërkuar mos nënshkrimin e kontratës me këtë operatorë. KDI ka pasur takim edhe me Ministrin e Punëve të Brendshme z. Bajram Rexhepi, të cilit i ka kërkuar mos nënshkrimin e kontratës dhe auditmin e projektit, me qëllim që të merren masat e duhura në prokurimin e Policisë. Përkundër premtimit të ministrit, për auditim të projektit dhe ballafaqim të argumenteve të raportit të KDI-së me prokurimin e policisë, diçka e tillë nuk ndodhi asnjëherë, përkundrazi në departamentin e prokurimit u vazhdua rrjedha e shkeljeve të njëjta dhe favorizimeve të kompanive. Kjo përveç që rrezikon sigurinë publike dhe dëmton imazhin e policisë është edhe indikator i keq, për shkakun se Policia është e supozuar që të luftoj krimet dhe korrupsionin në institucionet e tjera dhe me këto afera brenda vet asaj është e pa mundur që policia të ketë kredibilitetin e duhur për të hetuar institucionet e tjera për korrupsion apo keqpërdorime me tender.

KDI/TIK i kërkon Prokurorisë së Kosovës, që të filloj hetimet sa më parë dhe të marr në përgjegjësi të gjithë zyrtarët e përfshirë në këtë aferë me potencial korruptiv dhe të siguroj respektimin e ligjeve dhe procesit të tenderimit nga ana zyrës së prokurimit publik në Policinë e Kosovës, për të mundësuar një operim të pa penguar të Policisë në gjithë territorin e vendit.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved