KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Fuqizimi i Gruas në Politikë dhe Vendimmarrje

28-12-2015 - Mamushë

Iniciohet formimi i Grupit të Grave Asambleiste në Komunën e Mamushës

Facebook  Twitter

Grupet  jo-formale të Grave mbesin një ndër mekanizmat adekuat ne trajtimin e nevojave të grave në nivel lokal. Trajtimi i problemeve, mbrojtja, ngritja e zërit dhe përfaqësimi i grave nga Grupet jo-formale në drejtim të institucioneve lokale mbetet në çështje e rëndësisë së veçantë. Themelimi i Grupeve jo-formale të grave, ka për synim fuqizimin dhe konsolidimin e grave në qeverisjen  lokale.

Aktualisht,  Komuna e Mamushës është e vetmja komunë në regjionin e Prizrenit e cila nuk e ka të formuar një grup të tillë. Me iniciativën e  KDI- është organizuar një takim me gratë asambleiste të komunës së Mamushës, nënkryetaren , dhe Zyrtaren për Barazi Gjinore. Ky takim sot ka rezultuar   me formimin e  GGA-së në këtë komunë.

Derisa Kuvendi i Komunës së Mamushëës përfaqësohet me vetëm 5 gra asambleiste, ideja në themelimin e një grupi jo formal ku do të përfshiheshin edhe akterët tjerë jashtë kuvendit të komunës do të rezultonte në një përfaqësim dhe angazhim më të madh të grupit në mbrojtjen e interesit të grave të komunës së Mamushës.

Nënkryetarja e Komunës së Mamushës Znj. Ganimete Sadiku e vlerësoi këtë iniciativë dhe e shprehu gatishmërinë e saj për formimin e këtij grupi, duke e parë këtë grup si inkurajim të procesit të ndërmarrjes së aktiviteteve të cilat do ta fuqizojnë profilin e gruas dhe do t’i mbrojnë më shumë interesat e tyre.

Zyrtarja për Barazi Gjinore Znj. Seylan Mazrek ka potencuar se një grup i tillë do i ndihmojë grave të Komunës së Mamushës duke i ngritur disa çështje me rëndësi te autoritetet lokale dhe qendrore qe kanë te bëjnë me barazi gjinore në Komunë.

Edhe gratë asambleiste të komunës së Mamushës e shprehën vullnetin e tyre për të krijuar një grup jo formal të grave dhe theksuan se një grup i tillë do të shërbente për lehtësimin e nevojave të grave në këtë komunë veçanërisht ato shëndetësore.

Në këtë tryezë u diskutua edhe “Rregullorja për Grupin jo-formal të Grave”, në bazë të së cilës u morën disa vendime sa i përket rrotacionit të zgjedhjes së Kryesueses dhe Zv.Kryesueses të këtij grupi. Përveç kësaj, u theksuan edhe disa praktika dhe eksperienca të mira dhe të suksesshme nga Grupet jo-formale të Grave të komunave të tjera, të cilat do të përdoren si model për zhvillimin e aktiviteteve nga ana e GGA-së në Komunën e Mamushës.

 

Ky aktivitet është ndërmarrë në kuadër të projektit “Përfshirja e qytetarëve për transparencë dhe llogaridhënie” projekt i mbështetur nga The Olof Palme Centre (OPIC).

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved