KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Transparenca dhe Kundër-korrupsioni

23-12-2015 - Prishtinë

Paraja Publike apo Konkurrenca?

Facebook  Twitter

Kontratat e prokurimit publik përbëjnë një pjesë të madhe të buxhetit të Produktit të Brendshëm Bruto dhe të shpenzimeve publike të çdo vendi, dhe si të tilla paraqesin një pikë shumë të ndjeshme dhe të ekspozuar ndaj manipulimeve dhe keq menaxhimeve të mundshme. Një menaxhim i dobët i prokurimit publik parandalon zhvillimin e mirëfilltë të konkurrencës së tregut, duke krijuar mundësi favorizuese për operator ekonomik të caktuar, dhe humb “vlerën për paranë” duke paguar më shtrenjtë për shërbimet dhe mallrat se edhe në tregun me pakicë, respektivisht duke rritur shpenzimet publike dhe ndikuar negativisht në burimet, apo investimet e kthyera nga Qeveria për tatimpaguesit.
 
Raporti i analizës së kontratës së Agjencionit Qendror të Prokurimit (AQP) i përgatitur nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) për furnizim me karburante për 37 Institucione dëshmon se, në krahasim me institucionet tjera me kontrata individuale për të njëjtin produkt, është ruajtur paraja publike.
 
Megjithatë, Diana Metushi Krasniqi nga KDI thekson se “kontratat e centralizuara minimizojnë konkurrencën, dhe Autoritetet Rregulluese të mbështetjes së bizneseve dhe ruajtjes së konkurrencës duhet të angazhohen dhe përpilojnë strategji shtetërore për adresimin e kësaj dukurie”.
 
“Ky studim i KDI-së i tejlakon përmasat e një karakteri hulumtues, ky është një studim shkencor dhe gjithpërfshirës. Këto analiza dhe kritika do të duhej të merreshin si mesazh dhe udhërrëfyes për sektorin e Prokurimit dhe qeverisjen në përgjithësi”,  tha Mursel Rraci nga AQP. Po ashtu Safet Hoxha, nga KRPP tha se “ky raport është një qasje e re, ku KDI përmes një analize kredibile po inkurajon shembuj të mirë të menaxhimit të parasë publike. Ai më tej shtoi, se “ne e shohim shoqërinë civile si partner për të vënë rregull dhe për të kursyer paranë publike dhe sugjeroi bashkërendim më të madh midis AQP dhe Inspektoratit të MTI për të siguruar cilësinë e derivateve, që ende mbetet një problem i madh”.
 
“Përkundër shumë angazhimeve dhe investimeve nga komuniteti ndërkombëtar dhe ai vendor, Prokurimi Publik vazhdon të mbetet një nga sektorët më të përfolur sa i përket keqmenaxhimit dhe manipulimeve, duke zënë kështu vend edhe në të gjitha raportet e vlerësimit të progresit të Republikës së Kosovës. Por nuk janë raportet ato që e bartin koston e këtyre problemeve; qytetarët e vendit janë atë që vazhdojnë të paguajnë koston e lartë për shërbimet. Kursimet nga këto blerje do të mund të ktheheshin në investime kapitale apo zhvillimore dhe rrjedhimisht do të ndihmonin në përmirësimin e standardit të jetesës për qytetarin e thjeshtë!, thotë Artan Canhasi nga KDI.
Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit ‘Rritja e efikasitetit dhe transparencës së prokurimit publik përmes monitorimit aktiv për të reduktuar korrupsionin’ i mbështetur nga Ambasada Britanike në Kosovë.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved