KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Transparenca dhe Kundër-korrupsioni

25-11-2015 - Prishtinë

UNDP dhe KDI Lansojnë Garën për Foton më të Mirë “‪#‎fajikorrupsionit‬”

Facebook  Twitter

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe Instituti Demokratik I Kosovës lansojnë fushatën “#fajikorrupsionit” ku qytetarët me anë të fotografive mund të kontribuojnë në luftën kundër korrupsionit. Kjo fushatë ka për qëllim të ngrisë vetëdijen e qytetarëve për efektet e dëmshme të korrupsionit në përditshmërinë e tyre dhe të promovojë aktivizmin qytetar për të mbështetur luftën kundër korrupsionit, që simbolikisht shënohet me 9 Dhjetor.

Pjesëmarrja në këtë garë është e thjeshtë: Mjafton të dërgoni fotografi që ilustrojnë pasojat dhe efektet e shkaktuara nga korrupsioni, p.sh. investimet dhe punët jokualitative publike, mosmirëmbajtjet publike, pronat luksoze të qeveritarëve, kanalizimet e hapura, barnat e kontrabanduara etj. – dhe t’i postoni me #fajikorrupsionit në rrjetet sociale si Facebook, Twitter apo Instagram dhe kështu automatikisht hyni në garë për tri shpërblimet e para: vendi i parë 500€, vendi i dytë 300€ dhe vendi i tretë 100€.

Të gjitha fotografitë e postuara në këtë mënyrë do të vlerësohen nga juria profesionale, kurse 20 fotografitë më të mira do të prezantohen në ekspozitën që organizohet me 9 dhjetor, Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Këto fotografi, pas ekspozitës, do të shpërndahen tek institucionet vendore dhe të huaja si simbolikë emocionale dhe personale nga qytetarët të cilët përballen me efektet negative të korrupsionit në përditshmërinë e tyre.

Gara është e hapur deri me 4 dhjetor, 2015 për të gjithë qytetarët dhe organizohet nga projekti Anti-Korrupsion i UNDP-së dhe Instituti Demokratik i Kosovës.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved