KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Transparenca dhe Kundër-korrupsioni

03-12-2013 - Prishtinë

U publikua Indeksi i perceptimit të korrupsionit: zhvillimi ekonomik në rrezik

Facebook  Twitter

Shkalla e lartë e korrupsionit pengon zhvillimin ekonomik të Kosovës u tha në një konferencë për shtyp të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) / Transparency International Kosova (TIK) me rastin e publikimit të Indeksit të perceptimit të korrupsionit 2014 të përgatitur nga Transparency International me seli në Berlin. 

Artan Canhasi nga KDI tha se sipas Indeksit të perceptimit të korrupsionit Kosova nuk ka shënuar ndonjë përparim që nga publikimi i këtij indeksi në vitin e kaluar. Kosova është notuar me 33 pikë siç ishte notuar edhe vitin e kaluar. Notimi qe bëhet në një shkallë ku 100 pikë do të thotë se ‘perceptohet shumë i pastër’ kurse zero pikë do të thotë ‘perceptohet shumë i korruptuar’ përgatitet sipas metodologjisë së Transparency International. 

Kurse Visar Sutaj tha se ky indeks bazohet në opinionet e ekspertëve të korrupsionit të sektorit publik. Notimi i shteteve mund të përmirësohet nga qeverisja e hapur ku udhëheqësit i japin llogari publikut, gjersa notimi i dobët është shenjë e mitëmarrjes së përhapur, mungesës së dënimeve për afera korruptive dhe institucione publike të cilat nuk i përgjigjen nevojave të qytetarëve. 

Në nivel botëror, Danimarka radhitet e para në vitin 2014 me 92 pikë kurse Koreja Veriore dhe Somalia e ndajnë vendin e fundit me vetëm 8 pikë. 

Me 33 pikë, Kosova ndanë vendin e 110 nga 175 shtete ku bëhet matja, së bashku me Shqipërinë, Ekuadorin, Etiopinë dhe Malavin. Nga vendet e BE-së dhe kandidate të BE-së Kosova është renditur e fundit. 

Canhasi shtoi se arsyeja e këtij notimi të dobët është mungesa e dënimeve të zyrtarëve të lartë publikë për korrupsion që ka krijuar një klimë të mos ndëshkimit në Kosovë. Shkeljet në prokurimin publik janë një faktor i rëndësishëm në këtë drejtim. Puna e ministrive, komunave dhe autoriteteve tjera kontraktuese është vlerësuar dobët nga Auditori i Përgjithshëm, shoqëria civile dhe institucione tjera që monitorojnë këtë fushë. Shpesh tenderët jepen përmes një procesi jo-transparent; pagesat bëhen pa marrëveshje kontraktuale; ka mungesë të mbikëqyrjes së zbatimit, etj. Faktori i dytë është mungesa e transparencës së financimit të partive politike. Ligji për financimin e subjekteve është mjaftë i qartë por zbatimi i tij në praktikë çalon në masë të madhe. Faktori i tretë për këtë shkallë të lartë të korrupsionit janë kontributet e fshehta që bëhen nga bizneset për politikanët para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Ky sistem i korrupsionit funksionon si një trekëndësh: zyrtarë publikë pranojnë kontribute ilegale nga bizneset; bizneset konkurrojnë në tenderë publikë; tenderët publikë përshtaten nga zyrtarët e zgjedhur për kompanitë që kanë financuar po të njëjtët zyrtarë apo partitë e tyre. Këtij trekëndëshi të korrupsionit, kur i shtohen institucionet e jo-efektive të drejtësisë rezulton në një situatë ku zyrtarë të lartë publik nuk dënohen për abuzim të fondeve publike. 

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) / Transparency International Kosova (TIK), beson në një Kosovë ku qeveria, bizneset, shoqëria civile dhe jeta e përditshme e qytetarëve janë të lira nga korrupsioni.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved