KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Demokratizimi dhe Praktikat Parlamentare

06-11-2015 - Prishtinë

Lansohet platforma digjitale VotaIme, për komunikim të qytetarëve me deputetë.

Facebook  Twitter

Që nga dita e sotme platforma digjitale për komunikim të qytetarëve me deputetë Vota Ime është e qasshme dhe publike. Në këtë platformë do të pasqyrohen në mënyrë të vazhdueshme aktivitetet e Kuvendit të Kosovës, me theks të veçantë votimet individuale të deputetëve, progresi i përmbushjes së agjendës legjislative, pyetjet parlamentare dhe shumë të tjera. 

Duke e parë si shumë të rëndësishme shfrytëzimin e teknologjisë informative në avansimin e demokracisë, kjo platformë ka mundësuar një modul të veçantë e që ka për qëllim të krijojë një kulturë të re komunikimi ndërmjet qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre në Kuvend. 


Përmes këtij komunikimi dykahorë, synojmë adresimin e brengave të zgjedhësve tek ligjvënësit e tyre, të rrisim ndikimin e qytetarëve në vendimmarrje dhe përmes kësaj krijimin e politikave publike më të mira. Qytetarët do të munden në çdo kohë të komunikojnë me të zgjedhurit, ndërsa pyetjet e tyre do të publikohen në platformë dhe do t’u përcillen deputetëve për të marrë përgjigje. Ky modul do të matë edhe kohën që i duhet një deputeti për të kthyer përgjigje, dhe i gjithë ky proces do të jetë publik.


Platforma përmban edhe mundësi të shumta të filtrimit dhe krahasimit të të dhënave. Duke e shfrytëzuar atë, qytetarët do të kenë një pasqyrë më të qartë se cilët deputetë po përfaqësojnë më së miri interesat e tyre, dhe njëkohësisht ofron të dhëna për gazetarët dhe studiuesit e praktikave parlamentare. 


Vegëza e platformës është: www.votaime.org, kurse fillimisht do të jetë në versionin testues, dhe do të plotësohet me elemente të reja kohë pas kohe.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (2)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved