Për më shumë ju lutem lexoni raportin e plotë në linkun në vijim: http://www.kdi-kosova.org/publikime/20-nis-alb_all_single_final-1.pdf

 Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë në partneritet me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim. 

" />
KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Transparenca dhe Kundër-korrupsioni

05-11-2015 - Prishtine

Studimi i ri tregon që progresi kundër korrupsionit është minimal

Facebook  Twitter

Korrupsioni vazhdon të lulëzojë në Kosovë dhe vendi ka parë progres minimal në përpjekjet kundër korrupsionit gjatë katër viteve të fundit, tha sot Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) me publikimin e raportit të tyre “Vlerësimi i Sistemit të Integritetit Kombëtar në Kosovë”. Bashkëpunimi i dobët institucional dhe mangësitë në zbatim të ligjit tregojnw që ka mungesë të vullnetit dhe angazhimit politik në luftimin e korrupsionit.  

Raporti gjithëpërfshirës ndjek qasjen e Transparency International, koalicionit global kundër korrupsionit, dhe vlerëson mekanizmat kundër korrupsionit në 15 sektorë të shoqërisë që mbulojnë institucionet politike, institucionet e drejtësisë, institucionet e pavarura dhe institucionet jo-qeveritare. Më e rëndësishmja, raporti përmban rekomandime për të adresuar mangësitë e identifikuara.

 “Në Kosovë, ka një tendencë për të adresuar problemet e korrupsionit me strategjitë kombëtare dhe planet e veprimit,  të cilat në praktikë, duken më shumë si listë dëshirash në vend të zgjidhjeve me prioritetet për ndryshim, tha Visar Sutaj, një nga autorët e raportit.

 Legjislacioni kundër-korrupsionit kryesisht është adekuat, por në praktikë zbatimi i tij ka mbetur shumë prapa. Të gjitha përpjekjet e bëra në katër vitet e fundit për të zvogëluar këtë hendek ose nuk janë zbatuar ose nuk kanë adresuar çështjet në fjalë.

 Ka shumë institucione në Kosovë që e luftojnë korrupsionin. Sfida kryesore është të bëhet një përpjekje e përbashkët pët ta luftuar atë“ tha, Libor Chlad, Zyra e BE-së në Kosovë.

 Për më tepër, studimi konstaton se ekziston një mungesë e bashkëpunimit në mes institucioneve dhe akterëve të përfshirë në luftimin e korrupsionit, pavarësisht disa iniciativave të izoluara kundër korrupsionit. Integriteti dhe llogaridhënia institucionale janë në nivel shumë të ulët.

 Në veçanti, hulumtimi konkludon se partitë politike, ndërmarrjet në pronësi shtetërore dhe qeveria janë sektorët me integritetin më të ulët sa i përket tolerancës ndaj korrupsionit. Kjo konfirmon supozimin se politika dhe qeveria, ku fuqia politike dhe financiare është e koncentruar dhe nga ku shpërndahet tek sektorët tjerë, është thelbi i problemit në mungesën e rezultateve në luftën kundër korrupsionit dhe mungesës së përgjithshme të vullnetit politik për të luftuar korrupsionin. Ndërkohë që Zyra e Auditorit të Përgjithshëm dhe Avokati i Popullit përfaqësojnë modelet e suksesshme të integritetit dhe një potencial për të luftuar korrupsionin administrativ. Këto dy institucione pasohen nga Agjencia Kundër Korrupsionit, Media dhe Policia për nga shkalla e lartë integritetit. 

 Në mënyrë që të reduktohet në mënyrë efektive korrupsioni dhe të sigurohet një e ardhme më e mirë për qytetarët e Kosovosë, Instituti Demokratik i Kosovës kërkon që rekomandimet në vijim të zbatohen:

 •       Bashkëpunimi ndër-institucional në luftën kundër korrupsionit duhet të forcohet.

•       Institucionet që luftojnë korrupsionin duhet të thjeshtohen.

•       Kapacitetet e sistemit të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit duhet të rriten dukshëm.

 ‘’Nëse qeveria vazhdon të mos i qaset me seriozitet trajtimit të korrupsionit, jo vetëm që do të vuajë vendi në drejtim të stabilitetit politik dhe financiar, por qytetarët e Kosovës do të vazhdojë të ndiejnë efektet e varfërisë si pasojë e  veprimeve dhe metodave korruptive të përhapura në trende alarmante. Prandaj unë me të vërtetë shpresoj, se ky studim do të ndihmojë qeverinë që  të gjenerojë vullnetin politik të nevojshëm për marrjen e masave konkrete për ndaljen dhe parandalimin e korrupsionit" përfundoi  drejtori ekzekutiv i KDI- së, Ismet Kryeziu.

 Për më shumë ju lutem lexoni raportin e plotë në linkun në vijim: http://www.kdi-kosova.org/publikime/20-nis-alb_all_single_final-1.pdf

 Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë në partneritet me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim. 

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved