KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Demokratizimi dhe Praktikat Parlamentare

17-10-2015 - Prishtinë

Shoqëria Civile: Dialogu politik, zgjidhja e vetme

Facebook  Twitter

Organizata të shoqërisë civile janë bashkuar në një deklaratë, në të cilën shprehin shqetësimin për gjendjen politike të krijuar në vend. Ato dënojnë dhunën dhe mungesëne  transparencës, duke i cilësuar si të papranueshme në demokraci.

Ne organizatat e shoqërisë civile, përmes kësaj deklarate reagojmë me shqetësim rreth gjendjes politike të krijuar në vend. Aktet e dhunës dhe gjuha nxitëse e shfaqur kohët e fundit kanë tensionuar situatën politike dhe paraqesin rrezik për përshkallëzim të mëtutjeshëm.

Në këtë kontekst, ne organizatat e shoqërisë civile, dënojmë fuqishëm të gjitha aktet e dhunës të përdorur nga cilado palë e përfshirë në proces. Dhuna si mjet i veprimit politik është e papranueshme në sistemet me vlera demokratike.

Ne vlerësojmë se mungesa e transparencës dhe gjithpërfshirjes në procese të rëndësishme për vendin, nuk duhet të jenë model i qeversisjes dhe vendimmarrjes institucionale në Kosovë.

Me qëllim që t’i ipet epilog gjendjes së krijuar, ne kërkojmë prej subjekteve politike si hisedarë në këtë proces, që të lëvizin nga pozicionet e tyre ekzistuese, të cilat përveçse nuk prodhojnë zgjidhje ato po përshkallëzojnë tensionin politik dhe e vënë në pikëpyetje perspektivën e vendit. Gjuha e dialogut politik është forma e vetme e zgjidhjes së problemeve politike.

Thirrja e seancave plenare pa ndryshim të qëndrimeve dhe rrethanave politike, nuk i shërben daljes nga situata e krijuar politike.

Po ashtu, ne kërkojmë  që në këtë proces të përfshihet edhe presidentja e vendit si garante e funksionimit kushtetues të institucioneve.

 

Organizatat e poshtëshënuara:

EC Ma Ndryshe

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS)

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)

OJQ Konsumatori

Lëvizja FOL

Iniciativa për Progres (INPO)

Klubi Avokues për Personat me Aftësi të Kufizuar

POLIS

Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës (RrGGK)

Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (KCIC)

Shoqata e Intelektualëve të Pavarur, Deçan

Syri i Vizionit (SiV)

OJQ - Zana

OJQ - Femrat Aktive të Gjakovës

OJQ - Piramida

 

 

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (2)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved