KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Demokratizimi dhe Praktikat Parlamentare

22-09-2015 - Prishtinë

Të ndalet praktika e bllokimit të Kuvendit

Facebook  Twitter

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), reagon ndaj ngjarjeve të sotme në seancën plenare që po pengojnë zhvillimin e jetës parlamentare në vend dhe vendosin institucionet në rrethana të jashtëzakonshme.

Mekanizmat institucional për të kundërshtuar çështjet të cilat trajtohen në Kuvend janë të përcaktuara në Kushtetutë, dhe asnjë formë tjetër e kundërshtimit nuk ndihmon në sqarimin dhe as zgjidhjen e problemeve. Përkundrazi, veprimet e tilla të deputetëve në Kuvend mund të transmetohen në të njëjtën frymë edhe te qytetarët, dhe kështu të shkaktohen incidente ndërmjet grupeve shoqërore pasojat e të cilës janë të parikuperueshme, nga të cilat nuk do të përfitojë as opozita e as pozita.

Të gjitha subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend, si dhe institucionet tjera përkatëse duhet të kenë rol konstruktiv në adresimin dhe trajtimin e çështjeve të rëndësishme të cilat janë në agjendën e institucioneve. Acarimi i situatës, dhe veprimet që shkojnë përtej debatit politik nuk janë zgjidhje.

KDI bën thirrje tek të gjithë akterët politik për vetëpërmbajtje dhe në ushtrim të detyrave të tyre brenda mandatit që kanë, sepse  çdo veprim i cili mund të gjenerojë një ambient politik të dhunshëm është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

 

Gjithashtu KDI kërkon nga Presidentja e vendit Znj. Jahjaga që t’i vë në funksion përgjegjësitë e saja kushtetuese dhe të kontribuoj në nxitjen e bashkëpunimit politikë mes pozitës dhe opozitës  në funksion të  arritjes së  unitetit për çështje të cilat nuk kanë konsensus politik e shoqëror.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (2)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved