KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Transparenca dhe Kundër-korrupsioni

28-08-2015 - Prishtinë

Sinjalizuesit e korrupsionit të mos ndëshkohen, por të inkurajohen

Facebook  Twitter

KDI në bashkëpunim me pjesëtarët tjerë të shoqërisë civile ka organizuar një performancë “ecje dhe fishkëllimë” në mbështetje të sinjalizuesit të korrupsionit, Abdullah Thaçi. Ky aktivitet është vazhdimësi e aktiviteteve të shoqërisë civile për të kundërshtuar praktikën e frikësimit të qytetarëve dhe në shenjë solidarizimi me Abdullahun.

Në gusht 2015 sinjalizuesi dhe ish arkëtari i bankës ProCredit z. Abdullah Thaçi është dënuar me pesë mijë euro gjobë për shkak se ka nxjerrë jashtë bankës informata që ngritin dyshime se drejtori i arsimit të Komunës së Prizrenit z. Nexhat Çoçaj ka përfituar në mënyrë të paligjshme të holla nga buxheti i komunës së Prizrenit. Pas publikimit të këtyre informatave, ndaj z. Çoçaj është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare, të cilën vazhdon t’a ushtrojë edhe më tej. Z. Çoçaj, dyshohet, që ndër të tjera, me këto mjete ka paguar këste të kredisë dhe qiranë.

Duke u nisur nga ky rast dhe raste tjera që kanë ndodhur gjatë vitit, organizatat e shoqërisë civile u kanë përkujtuar letrën e dërguar më parë institucioneve ku kërkohet amandamentimi i Ligjit për Mbrojtjen e Informatorit në përputhje me standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe trajtim të rasteve aktuale sipas këtyre standardeve.

Ismet Kryeziu nga KDI dhe organizatat e shoqërisë civile u bëjnë thirrje organeve të drejtësisë dhe institucioneve tjera shtetërore që të jenë inkurajues e jo ndëshkues ndaj praktikave që kanë për qëllim denocimin e korrupsionit për të mirën publike. Gjithashtu inkurajojmë qytetarët të vazhdojnë t’i denoncojnë publikisht praktikat korruptive për të fuqizuar institucione me integritet.

Ftohen të gjithë qytetarët që besojnë në shtetin e së drejtës, që brenda mundësive të tyre të ndihmojnë fushatën “Me Abdullah Thaçin” duke kontribuar financiarisht për grumbullimin e mjeteve të nevojshme.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved