KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Demokratizimi dhe Praktikat Parlamentare

13-12-2017 - Gracanice

Serbet e Kosoves kerkojne te perfshihen ne dialogun Kosove-Serbi

Facebook  Twitter

Në bashkëpunim me Qendrën për Paqe dhe Tolerancë CPT sot KDI mbajti diskutimin publik me temën “Pritjet e serbëve të Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi” që u mbajt në Qendrën për Media në Çagllavicë.
 
Pjesë e panelit diskutues ishin deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Slobodan Petroviç nga SLS, Arben Gashi nga LDK si dhe Nenad Maksimovic nga Qendra për paqe dhe tolerancë.
Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) tha se rrugëtimi 6 vjeçarë i dialogut Kosovë-Serbi është shoqëruar me ambiguitete dhe me moszbatim të marrëveshjeve, duke kërkuar një rikapitullim të rezultateve. Ajo shtoi se pala kosovare duhet të ketë parasysh se qytetarët po kërkojnë transparencë dhe gjithëpërfshirje në dialog, pavarësisht nëse në krye të ekipit gjendet presidenti i vendit apo dikush tjetër.  Krasnqi theksoi se kjo do të bëhej kur Kuvendi i Kosovës do të ishte i informuar dhe kur të zgjedhurit e popullit do të  dëgjojnë raportimin e negociatorëve.

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës Slobodan Petrovic, vlerësoi se dialogu është i rëndësishëm për serbët e Kosovës dhe si i tillë ai duhet të ketë mbështetjen e institucioneve dhe të të gjithë shoqërisë. Ai shtoi se deri tani dialogu Kosovë-Serbi ka qenë jo transparent dhe se dykuptimësia dhe paqartësia janë dy elemente të cilat e kanë dëmtuar këtë proces, duke ngjallur konfuzion te qytetarët. Në pyetjen nëse serbët që jetojnë në veri të Kosovës janë trajtuar ndryshe nga serbët që jetojnë në jug të vendit, Petroviq tha se me anë të formave të ndryshme serbët në veri janë më të privilegjuar.

Ndërkaq, deputeti Arben Gashi tha se Kosova dhe Serbia i janë qasur dialogut të udhëhequr nga qëllime të ndryshme, ndërsa shtoi se serbët e Kosovës janë përdorur nga Qeveria e Serbisë si instrument për rritjen e ndikimit të saj në Kosovë. Nga ana tjetër ai tha se Qeveria e Kosovës dialogu e ka përdorur si një instrument për të avancuar në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Deputeti Gashi theksoi se kushtetuta dhe ligjet e Kosovës ofrojnë mbrojtje dhe respekt për të drejtat e komunitetit serb duke i ftuar ata që të integrohen në institucionet dhe jetën shoqërore të Kosovës.

Kurse, Nenand Maksimovic, nga Qendra për paqe dhe tolerancë, tha se praktika e deritanishme e mos përfaqësimit të serbëve të Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, qoftë në ekipin e Serbisë qoftë në atë të Kosovës, duhet të ndryshojë. Ai shtoi se mënyra se si është iniciuar dialogu ka qenë e gabuar, ngase në vend se të jetë një kërkesë e brendshme me qëllim të përmirësimit të jetesë së qytetarëve të Republikës së Kosovës, ai është iniciuar nga jashtë, duke u shndërruar në një proces nga lartë-poshtë.

Në këtë diskutim doli në pah u tha se serbët e Kosovës kanë qenë të anashkaluar nga përfshirja direkte në procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe se një gjë e tillë nuk duhet të ndodh në të ardhmen. Në këtë diskutim u theksua nevoja e takimeve më të shpeshta në mes qytetarëve dhe të zgjedhurve të tyre për të nxitur një dialog të brendshëm në mes komuniteteve që jetojnë në shtetin e Kosovës.

Ky diskutim u organizua në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar në mes të KDI-së dhe Kuvendit që synon rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi si dhe fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit ndaj Qeverisë, me financimin e Ambasadës së Zvicrës.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (2)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2018 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved