KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Demokratizimi dhe Praktikat Parlamentare

27-11-2017 - Mitrovice

KDI organizon viziten e pare te deputeteve te Kuvendit ne Prokurorine Themelore ne Mitrovice per te monitoruar zbatimin e marreveshjes per drejtesi

Facebook  Twitter

KDI organizoi  sot, vizitë për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës: Xhevahire Izmaku, Sami Kurteshi, Shkumbin Demaliaj në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës ku u pritën nga kryeprokurori, Shyqyri Syla.

Kryeprokurori Syla, njoftoi deputetët rreth hapave të ndërmarrë për zbatimin e marrëveshjes së drejtësisë, integrimin e sistemit prokurorial dhe sfidat me të cilat po përballen. Ai tha se janë të angazhuar 21 prokurorë, përkatësisht 10 prokurorë serb dhe 11 prokurorë shqiptar të cilët do të operojnë në bazë të ligjeve të Kosovës. Ai shtoi se ndarja e lëndëve në Prokurori do të bëhet me short dhe tashmë është filluar të punohet.

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës takuan edhe prokurorët nga të dy komunitetet, si dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të ndjekur në vazhdimësi procesin e integrimit të sistemit të drejtësisë, duke kërkuar që ky proces të bëhet në bazë të ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës.

Pas vizitës në terren, me organizim të KDI-së , deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Xhevahire Izmaku, Sami Kurteshi, Shkumbin Demaliaj, morën pjesë në debat publik me banorët e fshatrave të rajonit të Mitrovicës . Qëllimi i këtij debati ishte për të parë nga afër ndikimin e marrëveshjeve të dialogut Kosovë-Serbi në jetën e qytetarëve të këtij rajoni, sfidat me të cilat përballen dhe kërkesat që ata kanë për përmirësimin e jetës së tyre.

Në këtë debat u theksua nevoja e rritjes së transparencës dhe përfshirjes më të madhe të qytetarëve në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Banorët e fshatrave të rajonit të Mitrovicës u shprehen të pakënaqur me rezultatet e dialogut deri më tani dhe po ashtu me mungesën  e kushteve për kthim në vendbanimet e tyre në fshatrat dhe lagjet që i takojnë Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut dhe komunave tjera të kësaj ane. Ata gjithashtu shprehën shqetësimin e tyre për strukturat e mbetura paralele në sistemin e arsimit, të shëndetësisë dhe mos respektimin e obligimeve ndaj shtetit të Kosovës.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (2)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved