" />
KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Fuqizimi i Gruas në Politikë dhe Vendimmarrje

19-10-2017 - Prizren

Grate kandidate ne Prizren vizitojne bizneset e vogla te nenave veteushqyese

Facebook  Twitter

Të pajisura me politika konkrete dhe me aftësi praktike për komunikim me qytetarë, gratë kandidate për anëtare të Kuvendit në Prizren janë vënë në lëvizje për të takuar grupe të ndryshme të interesit dhe për të shpalosur platformat e tyre. Gjatë fushatês për zgjedhjet lokale ato vizituan dyqane të ndryshme afariste si dhe bizneset e vogla të nënave vetushqyese, ku patën mundësi të informoheshin drejtpërdrejtë me problemet dhe kushtet nën të cilat ato drejtojnë këto biznese. Gjatë bisedave gratë kandidate shpalosën para bizneseve politikat konkrete fuqizojnë dhe përkrahin gruan në biznes, vendim-marrje, punësim etj ndërsa u zotuan se gjatë mandatit të tyre do të jenë zë I fuqishëm I grave.

 

Këto aktivitete përbëjnë shembuj të paktë ku gruaja kandidate komunikon drejtpërdrejtë me zgjedhësit dhe grupet e interesit dhe kërkon votën e tyre bazuar në program konkret. Projekti "Gratë të bashkuara për një qeverisje dhe mjedis më të favorshëm politik, ekonomik dhe shoqëror", mbështetet nga Olof Palme International Center.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved