KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Zgjedhjet e Lira dhe të Drejta

22-10-2017 - Prishtine

DnV:(Ora 09:15) Procesi i votimit fillon me probleme, mungojne vulat ne Decan

Facebook  Twitter

Demokracia në Veprim po vëzhgon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor me praninë e vëzhguesve të saj në të gjitha 2505 vendvotimet në territorin e Kosovës.

Hapja e vendvotimeve

Në tërë territorin e Republikës së Kosovës janë gjithsej 2505 vendvotime. Sipas të dhënave të terrenit, me vonesë janë hapur 5.9% te vendvotimeve.
 
Prania e materialit propagandues

Vëzhguesit e DnV-së kanë raportuar për prani të materialit propagandues të subjekteve politike brenda diametrit prej 100m të Qendrës së Votimit. Kjo dukuri e sanksionuar me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme (LZP), nenin 85 është vërejtur në 3.67 % të QV në nivel vendi.
 
Disponueshmëria e materialit zgjedhor

Nga terreni raportohet se në 2.4% të vendvotimeve në nivel vendi kanë munguar materialet zgjedhore.
 
Mungesa e vulave:

  • Në qendrën e votimit 0101 C në vendvotimin 01R në shkollën “Vëllëzërit Frashëri” në komunën e Deçanit, zëvendës drejtori i shkollës në ora 7:20 e ka marrë vulën për vulosjen e votave dhe nuk e ka kthyer ende (koha e kontaktit 07:45).
  • Në qendrën e votimit 0112C në vendvotimin 02D në shkollën “Rexhep Kadrijaj” në fshatin Rastavicë, komuna e Deçanit, vendvotimi është mbyllur pasi që janë marr vulat për vulosjen e votave. (Koha e kontaktit 07:35).
  • Në qendrën e votimit 0105C në vendvotimet 03R, 04R dhe 05D në shkollën “Bajram Curri” në komunën e Deçanit, vendvotimi nuk është hap për shkak të mungesës së vulave për vulosjen e fletëvotimeve.
  • Në qendrën e votimit 0101X në vendvotimi 04 R në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në komunë e Deçanit vendvotimi nuk është hapur për shkak të mungesës së materialit. (Koha e kontaktit  8:00). Në të njëjtën shkollë në vendvotimin 05 R edhe pse është hap vendvotimi në ora 7:00 është mbyllur pas 10 minutash, për shkak të mungesës së vulës. (Koha e kontaktit 08:06).
  • Në qendrën e votimit 0114C në vendvotimin 02R në shkollën “Dëshmorët e Kombit” në komunën e Deçanit, vendvotimi është hap në orën 7:00 ndërsa është mbyllur për shkak të mungesës se vulës.
  • Në qendrën e votimit 0108C në vendvotimin 03R në shkollën “Isa Boletini” në komunën e Deçanit, vendvotimi është hap në orën 7:03 ndërsa është mbyllur menjëherë pasi që ka pas problem me vulën për vulosjen e votave. Vendvotimi është hap sërish pas orës 08:07. Po në këtë qendër të votimit, në vendvotimin 04 R vendvotimi ka mbetur i mbyllur nga ora 07:10 deri në ora 8:10 për shkak të problemit me vulë. Ndërsa në vendvotimin 05D vendvotimi ka mbetur i mbyllur nga ora 7 deri në orën 8:15, po për shkak të mungesës së vulës.
  • Në qendrën e votimit 0102C në vendvotimin 01R në shkollën “­­­­­­­Sylë Alaj” në komunën e Deçanit vendvotimi është hap me kohë ndërsa për shkak të problemit me vulë (vula ka qenë gabim) është mbyll vendvotimi dhe koha e thirrjes 08:14. Edhe në vendvotimin 02R po në këtë qendrën të votimit, vendvotimi është mbyll pas 15 minutash pasi që ka munguar vula. Po ashtu në vendvotimin 03R vendvotimi ka mbetur i mbyllur nga ora 07:05 deri në orën 08:20 kur është rihapur sërish për shkak të mungesës së vulës. Po në këtë qendër të votimit në vendvotimit 05R nga fillimi i votimit deri në ora 8:00 ka mbetur i mbyllur për shkak të mungesës së vulës në këtë vendvotim.
  • Në qendrën e votimit 0110C në vendvotimin 01R, në shkollën fillore “Lan Selimi”, në komunën e Deçanit nga ora 07:08 deri në ora 08:24 për shkak të mungesës së vulave. Tutje vendvotimi u hap.
  • Në qendrën e votimit 0106C në vendvotimit 03D në shkollën “Avni Rustemi” në komunën e Deçanit vendvotimi është hap në ora 7:00 ndërsa është mbyllur në ora 7:50 për shkak se ju ka marr vula, nuk raportohet se nga kush.
  • Në qendrën e votimit 0103C në vendvotimin 03R në shkollën “Drita” në komunën e Deçanit vendovotimi është mbyll nga ora 07:10 deri në 08:20 për shkak të problemit me vulë.
  •  
  • Në qendrën e votimit 0102C në vendvotimin 06D në shkollën ­­­­­­­“Sylë Alaj” në komunën e Deçanit vendvotimi është hap në ora 07:10 për shkak të problemit me vulë.
  • Në qendrën e votimit 0101X në vendvotimi 02 R në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në komunë e Deçanit vendvotimi nuk është hapur për shkak të mungesës së vulave dhe e librit të votimit deri në orën 08:30. Në të njëjtën shkollë në vendvotimin 01 R është mbyll 07:10 në ora 08:20 është hap prap, kurse arsye e mbylljes është mungesa e vulës.

Probleme me Librin e Votimit

  • Në qendrën e votimit 1706C në vendvotimin 09R në shkollën “7 Shtatori” në komunën e Prizrenit mungon libri i kryesuesit të vendvotimit (libri i votimit).
  • Në qendrën e votimit 1116B në vendvotimin 01R në shkollën “Elena Gjika” në komunën e Mitrovicës së jugut po ashtu mungon libri i kryesuesit të vendvotimit (libri i votimit).

Të tjera

  • Në qendrën e votimit 3804B në vendvotimin 01D në shkollën “Sveti Sava” në fshatin Suhodoll i epërm në komunë e Mitrovicës së veriut nuk është hap vendvotimi fare pasi që mungojnë materialet. (Koha e kontaktit 07:45).
  • Në qendrën e votimit 1915E në vendvotimin 06R në shkollën “Iliria” në Prishtinë, në këtë vendvotim ka mungesë të fletëvotimeve.
  • Ne qendrën e votimit 1802X në vendvotimin 03R në shkollën “Naim Frashëri” në komunën e Podujevës, edhe pse vendvotimi është hap me kohë shiritat mbyllës në kutinë e votimit nuk janë vendos deri në orën 7:43, arsyetimi ka qenë se kanë harruar komisionerët ta vendosin.

 
Qasja e personave me aftësi të kufizuar në votim
 
Është raportuar  se 37% e vendvotimeve  nuk kanë siguruar qasje për personat me aftësi të kufizuara
 
Mbarëvajtja dhe siguria e procesit të votimit
 
Prania e personave të paautorizuar është vënë re në 0.81% të vendvotimeve, në komunat: Deçan (1), Ferizaj (2), Prizren (2), Fushë Kosovë(1), Gjakovë(1), Gjilan(1), Istog, Pejë(1), Prishtinë (1), Mitrovicë(3), Rahovec (3).
Në qendrën e votimit 2046A në vendvotimin 10D në shkollën “Shtjefën Gjeqovi”, një person i pa autorizuar ka vazhduar të qëndroj në vendvotim.
Në qendrën e votimit 2004A në vendvotimin 03R në shkollën “Motrat Qiriazi”, në komunën e Prizrenit një person ka tentuar të votoj në emër të personit të vdekur ndërsa kryesuesi i vendvotimit e ka anulua si të pavlefshme.
Prania e grave komisionere është 29.24%.
 
*****
Vëzhguesit e DnV-së do të vëzhgojnë procesin zgjedhor gjatë gjithë ditës deri në përfundim të procesit të numërimit. Informatat nga terreni do të jenë të disponueshme për publikun në kohë reale.


DnV iu bën thirrje të gjithë komisionerëve, vëzhguesve të partive politike dhe të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në procesin zgjedhor të jenë të përkushtuar për të përmbushur obligimet e tyre për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. DnV ju rikujton se çdo shkelje gjatë ditës së votimit, procesit të numërimit dhe në përgjithësi gjatë tërë procesit zgjedhor është i dënueshëm deri në 5 vite burgim. 


***
Demokracia në Veprim (DnV) është koalicioni më i madh vendor i organizatave jo-qeveritare kosovare për vëzhgimin e zgjedhjeve. Ky koalicion ka vëzhguar të gjitha proceset zgjedhore që nga 2007. Për zgjedhjet komunale të 22 Tetorit, DnV ka akredituar rreth 3000 vëzhgues, ndërsa 100 ekipe mobile, 150 vullnetarë në qendrën e thirrjeve dhe dhjetëra staf shtesë janë vënë në mbështetje të këtij kontingjenti.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved