" />
KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Fuqizimi i Gruas në Politikë dhe Vendimmarrje

13-10-2017 - Prizren

Kandidatet per te parin e komunes se Prizrenit ne mbeshtetje te grave

Facebook  Twitter

Tani kur fushata zgjedhore po hyn në javën e fundit të saj, KDI organizoi takime të ndara me kandidatët për kryetar të komunës së Prizrenit nga rradhet e LDK-së, AAK-së, NISMA-s dhe AKR-së. E përbashkëta e këtyre takimeve ishte zotimi i tyre për të përkrahur çështjet që ndërlidhen me përfaqësimin e grave në vendimmarrje, perkrahjen e tyre në biznes si dhe përkrahjen e nënave vetëushqyese. Këto prioritete të dala nga hulumtimet e KDI-së në bashkëpunim me Ec MA Ndryshe dhe FEMaktiv, vlerësohen si kyçe për të siguruar gjithpërfshirje, barazi gjinore dhe zhvillim. Disa nga kandidatë ishin falenderues, sepse temat e përfshira ne hulumtim, u kanë shërbyer si udhëzues për t’u njohur me gjendjen e pozitës së gruas në komunë dhe mënyrat se si këto këto sfida mund të zbuten dhe zgjidhen.

 

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit "Gratë të bashkuara për një qeverisje dhe mjedis më të favorshëm politik, ekonomik dhe shoqëror” ndërsa mbështetet nga Olof Palme International Center.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved