KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Demokratizimi dhe Praktikat Parlamentare

17-10-2017 - Prishtine

KDI e shqetesuar per mos zbatimin e marreveshjes se drejtesise, kerkon transparence

Facebook  Twitter

Sot më 17 Tetor 2017, pritej fillimi i zbatimit të Marrëveshjes për Drejtësinë, datë e dakorduar në mes Presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, z. Hashim Thaçi dhe z. Aleksandër Vuçiç, në takimin e fundit të mbajtur në Bruksel më 31 Gusht 2017 me ndërmjetësimin e BE-së.

Kjo marrëveshje e cila i ka fillet në Marrëveshjen e parë të parimeve, sipas liderëve politikë synonte normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe zgjidhjen e kontesteve në fushën e drejtësisë. Ky dakordim u adresua edhe publikisht nga ish bartësit e procesit të dialogut z. Isa Mustafa dhe z. Aleksandar Vuçiç më 9 shkurt 2015.

KDI shpreh shqetësimin për mos nisjen e zbatimit të kësaj marrëveshje, mungesën e transparencës dhe paqartësive të shumta që po e shoqërojnë këtë proces në përgjithësi.
Pas deklaratave të ditëve të fundit ku thuhej se palët kishin përmbushur obligimet e tyre, sot  qytetarët janë dëshmitarë për një dështim të radhës në zbatimin e kësaj ujdie.

KDI kërkon nga institucionet e vendit t’a bëjnë transparente përmbajtjen e marrëveshjes së drejtësisë dhe t’i bëjnë të ditura obligimet e palëve në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar hollësishëm për efektet e këtij procesi.

Mungesa e transparencës ka bërë që shumë elemente të marrëveshjes  të jenë të paqarta. Mbetet pikëpyetje se kujt do t’i përgjigjen gjykatësit dhe prokurorët serbë dhe nëse zyra e prokurorit disiplinor do të ketë kompetenca mbi gjykatësit dhe prokurorët serbë.

Po ashtu mbetet e paqartë nëse gjyqtarët dhe prokurorët serbë do të bëjnë betimin në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Për më shumë, e mjegulluar si çështje mbetet edhe fakti se si do të gjykohen veprat penale të cilat janë të kryera nga serbët dhe shqiptarë në bashkëveprim dhe nëse veprat penale të kryera nga serbët në pjesët e tjera të Kosovës do të mund të gjykohen në gjykatat përkatëse ku është kryer vepra apo këto lëndë do të ishin e drejtë ekskluzive vetëm e Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

KDI kërkon nga institucionet e drejtësisë garantimin, ruajtjen dhe mos cenimin e sistemit unitar të drejtësisë në Kosovë dhe mbi të gjitha mbrojtjen e parimit të multietnicitetit në sistemin e drejtësisë, vlerë kjo themelore e shtetit të Kosovës.

Mungesa e transparencës dhe mosrespektimi i afateve kohore për zbatimin e marrëveshjeve në mënyrë recidive është duke e dëmtuar seriozisht kredibilitetin e procesit të dialogut Kosovë-Serbi dhe ulur besueshmërinë e publikut në proces. Prandaj KDI kërkon edhe nga Bashkimi Europian angazhim të shtuar në garantimin e zbatimit të marrëveshjeve të dala nga ky proces.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (2)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved