KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Zgjedhjet e Lira dhe të Drejta

13-10-2017 - Prishtine

DnV publikon raportin e vezhgimit te zgjedhjeve parlamentare dhe raportin e monitorimit te mediave

Facebook  Twitter

Koalicioni I OJQ-ve vendore për monitorim të zgjedhjeve, Demokracia në Veprim, sot përmes konferencës për media shpalosi për publikun raportin e vëzhgimit të zgjedhjeve dhe atë të monitorimit të mediave për zgjedhjet parlamentare të 11 Qershorit, 2017.

DnV vlerësoi se zgjedhjet e 11 qershorit 2017 ishin të qeta përderisa nuk u shënuan shkelje të rënda dhe veprime të dhunshme, të cilat do të dobësonin besimin e publikut në procesin zgjedhor.

DnV përcolli fushatën zgjedhore 10-ditëshe me 61 vëzhgues afatgjatë të cilët kanë dhënë vlerësimet për gjuhën e përdorur në tubime, për përfaqësimin e grave në fushatë, si pjesëmarrëse në tubime apo kandidate të subjekteve politike, përfshirjen e fëmijëve në fushatë në mënyrë të organizuar, shfrytëzimin e resurseve publike, praninë e shërbyesve civilë, pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara dhe qasjen që u është ofruar në këto tubime etj. Për ditën e Zgjedhjeve, DnV ka angazhuar rreth 2,500 vëzhgues afatshkurtër të cilët kanë mbuluar të gjitha vendvotimet në Kosovë.

 

Si aspektet pozitive të organizimit të zgjedhjeve u cilësuan:

·         Koordinimi i mirë ndërmjet institucioneve shtetërore në ditën e zgjedhjeve (KQZ, Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit) që ka ndikuar në rregullsinë e procesit;

·         Efikasiteti i PZAP-së në shqyrtimin e ankesave dhe shqiptimin e gjobave;

·         Fushata zgjedhore përgjithësisht e përmbajtur nga gjuha e urrejtjes dhe pa incidente;

·         Pranimi i rezultateve të zgjedhjeve nga subjektet politike dhe kandidatët e tyre, që është tregues i nivelit të larë të besimit në proces.

Ndërsa sfidat kryesore që përcollën këtë proces ishin.

·         Numri i fletëvotimeve të pavlefshme;

·         Fillimi me vonesë i fushatës për informim dhe edukim të votuesve;

·         Trajnimet e dobëta të anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve;

·         Problemet teknike në regjistrimin e votuesve nga jashtë;

·         Listat e pasaktë e votuesve dhe prania evidente e personave të vdekur në LV;

·         Frikësim dhe ushtrim i presionit ndaj votuesve nga përfaqësues të komunitetit të njëjtë, i raportuar në komunat me shumicë serbe;

·         Përdorimi i resurseve publike për qëllime të fushatës zgjedhore;

·         Prania e fëmijëve në fushatë;

·         Numri i ulët i grave në aktivitetet zgjedhore dhe në TMZ;

 

 

Raporti I monitorimit të mediave ka vënë në pah kohën, hapësirën dhe mbulueshmërinë që mediat elektronike dhe ato të shkruara u kanë dhënë subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore. 

Detajet i gjeni ne linkun http://www.kdi-kosova.org/publikime/133-raporti-i-monitorimit-te-mediave-zgjedhjet-parlamentare-2017-alb.pdf

 

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved