KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Qeverisja Lokale dhe Pjesëmarrja Qytetare

10-10-2017 - Prizren

Kandidatet gra ne Prizren perkushtohen per perfaqesim te fuqishem të komunitetit te grave afariste dhe OJQve ne kuvend

Facebook  Twitter

Përfaqësimi jo i barabartë i grave në proceset e zhvillimit shoqëror, ekonomik dhe politik ende vazhdon të jetë një ndër pengesat kryesore në shoqërinë kosovare. Mos dhënia e hapësirës për të promovuar potencialin dhe vlerat përfaqësuese mbetet një nga sfidat kryesore në ngritjen e cilësisë së përfaqësimit dhe fuqizimit të grave në kuvendet e komunave.

Me synim të thyerjes së barrierave në orientimin e votës vetëm tek kandidatët burra që garojnë në zgjedhjet lokale 2017, KDI ka organizuar takim  me qëllim të ballafaqimit të drejtpërdrejtë të grave nga subjektet politike PDK, NISMA, AKR dhe AAK  me votuesit potencial  nga komuniteti i biznesit, OJQ-të lokale dhe qytetarë të profileve të ndryshme.

 

Pyetjeve të audiencës se përse duhet t’i votojnë kandidatet gra, këto të fundit u janë kundërpërgjigjur se nëse do t’u jepej mundësia të fitojnë pozitë në asamblenë komunale, ato do të jenë zë i fuqishëm në mbrojtje të interesit qytetar, e sidomos në avancimin dhe përkrahjen e grave në fusha të ndryshme varësisht nga eksperienca dhe profileve që ato i përkasin. 

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (15)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved