KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Transparenca dhe Kundër-korrupsioni

21-09-2017 - Prishtine

Prezantohen te gjeturat e hulumtimit te KDI-se ne kuader te programit Kerko Drejtesi

Facebook  Twitter

Në eventin përmbyllës të programit “Kërko Drejtësi”, i zbatuar nga Qendra Kombëtare për Gjykatat Shtetërore (NCSC)” dhe financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, KDI si partner në këtë program prezantoi të gjeturat e hulumtimit për integritetin në sistemin e drejtësisë. Hulumtimi ka përfshirë 1050 gjyqtarë, prokurorë, avokatë, dhe hetues të policisë, dhe ka pasur për synim të masë përceptimin e tyre për integritetin gjyqësor, rastet e sjelljeve korruptive dhe format më të përhapura të sjelljeve të tilla gjatë ndërveprimit ndërmjet akterëve të ndryshëm.  

•       Vetë akterët e sistemit të drejtësisë e përceptojnë korrupsionin brenda institucioneve ku ata veprojnë “të lartë”. Edhe me alarmant e shohin nivelin e përgjithshëm të korrupsionit në shoqërinë kosovare Edhepse pranojnë praninë e sjelljeve korruptive në sistemin e drejtësisë respondentët kanë treguar nivel të lartë të hezitimit për të folur për rastet specifike. Vetëm 15% të pjesëmarrësve janë treguar të gatshëm për të ofruar detaje të tilla.

•       Si formë më e shpeshtë e sjelljeve korruptive cilësohet favorizmi dhe nepotizmi, pasuar nga ndërhyrja politike dhe ryshfeti;

•       Si nxitës kryesor renditen përfitimet materiale, mbajtja e raporteve të mira me akterë politikë të cilat pasohen me shpërblime gjatë emërimeve, mungesa/niveli jo i kënaqshëm i punës së mekanizmave mbikëqyrës;

•       Avokatët janë renditur të parët në listën e ndërmjetësuesve të mundshëm gjatë sjelljeve korruptive në sistemin e drejtësisë

 

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved