KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Fuqizimi i Gruas në Politikë dhe Vendimmarrje

21-09-2017 - Prizren

Perceptimet dhe kategorizimet gjinore vazhdon t'i le anash grate ne tregun e punes

Facebook  Twitter
Perfaqesimi dhe pozita e gruas ne tregun e punes ishte tema e radhes e diskutuar ne tryezen e organizuar nga KDI, ne Prizren.  Gjatë diskutimeve është vlerësuar se pabarazia gjinore rrjedhimisht diskriminimi i grave eshte evident qysh ne fazen fillestare te shpalljes se konkurseve për punësim duke u manifestuar keshtu me gjuhë diskriminuese në konkurse e deri tek përzgjedhja dhe punësimi në pozitat udhëheqëse. Pjesëmarrësit patën rastin të marrin përgjigje nga panelistët lidhur me trendin e punëkërkueseve gra për vende të ndryshme pune, identifikimi i faktorëve dhe shkaqeve përse gratë në komunitetin tonë vazhdojnë të jenë pasive dhe të margjinalizuara në tregun e punës, si dhe mundësitë reale për përmirësimin e këtij trendi në favor të mirëqenies së përgjithshme të grave në komunitetin tonë. Grate vazhdojne te shihen si persona te vetem pergjegjes per perkujdesjen ndaj te moshuarve dhe femijeve gje e cila ua veshtireson paraqitjen e tyre me aktive ne shoqeri.   Ky projekt realizohet nga KDI ne bashkpunim me Ec Ma Ndryshe dhe FEMaktiv i cili financohet nga Olof Palme Inernational Center.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (15)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved