KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Demokratizimi dhe Praktikat Parlamentare

15-08-2017 - Prishtine

Partite politike te tregohen konstruktive ne konstituimin sa me te shpejte te Kuvendit

Facebook  Twitter

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është duke përcjell me vëmendje zhvillimet karshi konstitutimit të Legjislaturës së VI-të të Kuvendit, që edhe kësaj radhe po zvarritet si proces. Deputetët e zgjedhur kanë për detyrë dhe obligim kushtetues që të përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve në institucionet shtetërore, e që si parakusht kanë krijimin e këtyre institucioneve.

Mospjesëmarrja e deputetëve në seancën konstituive është ikje nga përfaqësimi i qytetarëve, prandaj i ftojmë të gjithë deputetët që të marrin pjesë në seancë dhe të tregohen konstruktiv në raport me përgjegjësit që kanë. Ndërsa, kur të thirren takimet konsultative, të respektohen ato për t’i dhënë mundësi dialogut ndërpartiak.

Po ashtu i ftojmë partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, që të lëvizin nga pozicionet e tyre të ngurta dhe të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit dhe më pastaj formimit të Qeverisë.

KDI gjithashtu iu bënë thirrje të zgjedhurve të qytetarëve që të respektojnë institucionin e Kuvendit dhe mandatin e deputetit, të mos përdorin gjuhë denigruese dhe akuza të ndërsjella që dëmtojnë imazhin e institucionit të Kuvendit.

 

Reforma zgjedhore duhet të jetë prioritet i partive politike me formimin e institucioneve të reja, me qëllim që të evitojnë ngecjet në formimin e institucioneve të vendit. Normat ligjore nuk guxojnë të interpretohen në varësi të pozitës momentale të partisë politike, por që duhet të gjejnë zbatim pavarësisht kësaj

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (2)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved