KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Fuqizimi i Gruas në Politikë dhe Vendimmarrje

13-09-2017 - Prizren

Grate prizrenase kerkojne mbeshtetje dhe subvencionim per bizneset fillestare

Facebook  Twitter

Pabarazia socio-ekonomike e grave në raport me burrat nxjerr ne dimension nevojën e një planifikimi gjithpërfshirës të buxheteve komunale dhe politikave fiskale per te permiresuar pozicionin e gruas ne kete drejtim. Tema te rendesishme si kjo u diksutuan në tryezën e organizuar nga KDI me akteret e qeverisjes lokale me grate.

Rritja e subvencionimit dhe mbështetja e bizneseve fillestare të grave, vendosja e “mini-qendrave” në shesh për shtijën e produkteve artizanale të grave, angazhimi i psikologëve dhe pedagogëve nëpër institucionet shkollore, rritja e buxhetit dhe kujdesi institucional për kategori të shoqërisë në nevojë (gra), rritja e buxhetit në ekzaminimin e vazhdueshëm të grave për sëmundjet e rënda me kancer ishin ndër kërkesat e grave pjesëmarrëse ne këtë takim.

Drejtori për ekonomi dhe financa duke prezantuar planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2018, zyrtarë të ekzekutivit komunal kanë treguar mbi sfidat e planifikimit te Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor (BPGJ) duke lënë të nënkuptohet se planifikimi i kësaj politike publike nuk ka analizën e perspektivës gjinore.

 

 

 

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (15)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved