" />
KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Qeverisja Lokale dhe Pjesëmarrja Qytetare

20-07-2017 - Prizren

Monitorimi i ofrimit te sherbimeve publike, mision i mundshem per Keshillat Lokal

Facebook  Twitter

Këshillat Lokal mbeten një ndër mekanizmat kyç në mobilizimin e qytetarëve për të garantuar pjesëmarrjen dhe monitorimin e proceseve vendimmarrëse në nivel lokal. Për këtë qëllim është organizuar  punëtoria dy ditore me grupin e parë të kryetarëve të Këshillave Lokal të komunës së Prizrenit.

 

Kjo punëtori kishte  për synim rritjen e kapaciteteve të Këshillave Lokal, nisur nga konceptet mbi rolin e Këshillave Lokal në proceset vendimmarrëse, detyrat dhe përgjegjësit e Këshillave Lokal, roli dhe mundësit në monitorimin e shërbimeve publike si dhe fuqizimit e kapaciteteve të udhëheqjes brenda anëtarëve të Këshillave Lokal etj.

 

Ndërmarrja e aksioneve vullnetare në të mirë të komunitetit, promovimi i vullnetarizmit,  mobilizimi i qytetarëve në hartim të politikave publike,  artikulimi i kërkesave dhe mbrojtja e interesave të qytetarëve karshi autoriteteve lokale, monitorimi i ofrimit të shërbimeve publike,  është parë si mision i mundshëm nga kryetarët e Këshillave Lokal që ishin pjesëmarrës në punëtorin dy ditore.

 

 

Ky aktivitet  u organizua në kuadër të programit të "Qeverisjes Lokale dhe Pjesëmarrjes Qytetare" që financohet nga Olof Palme International Center (OPIC).

 

 

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (15)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved