KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Fuqizimi i Gruas në Politikë dhe Vendimmarrje

19-07-2017 - Prizren

Kandidatet per asambleiste ne Prizen praktikojne metodat hulumtuese

Facebook  Twitter

Kandidatet potenciale për asambleiste në zgjedhjet e ardhshme komunale ne Prizren po njihen për së afërmi me metodat kryesore të hulumtimit kualitativ, siç janë intervistat e drejtpërdrejta. 

 

Zyrtarë nga Enti për Punësim dhe Punë Sociale u intervistuan për lidhur me numrin e grave që përfitojnë nga programet e këtij institucioni për aftësim profesional në fusha të ndryshme dhe lehtësirat apo politikat që ky institicion ofron për nënat vetëushquese.

 

Ky hulumtim po realizohet nga KDI bashkë me gratë kandidate me qëllim të ndërtimit dhe propozimit të  politikave lokale konkrete socio-ekonomike që do të kontribuonin në një mjedis më të favorshëm politik, ekonomik dhe shoqëror për gratë në komunë.

 

Gratë kandidate po praktikojnë intervistimin dhe hulumtimin në mënyrë që ato të jenë më të përgatitura për të ndërmarrë iniciativa dhe projekte në të ardhmen. Ato priten të kandidojnë në zgjedhjet e 22 Tetorit bazuar në politika konkrete të cilat po i mbështesin me hulumtim dhe po u japin formën përfundimtare.

 

 

Projekti realizohet nga KDI dhe FemAktiv me mbështetje të Olof Palme International Center.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (15)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved