KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Zgjedhjet e Lira dhe të Drejta

20-06-2017 - Prishtine

Ndermarresit, vullnetaret, studentet dhe inovatoret e rinj bashke ne krijimin e politikave per te rinj

Facebook  Twitter

Instituti Demokratik i Kosovës ka filluar Punëtoritë për politikat e të rinjve si vazhdimësi e punëtorive për llogaridhënie. Dhjetëra të rinj nga e gjithë Kosova do të bëhen pjesë e debateve dhe diskutimeve praktike rreth politikbërjes duke kontribuar në identifikimin, prioritizimin dhe ofrimin e zgjidhjeve për problemet që i kanë të rinjtë në nivelin lokal.

Rreth 30 të rinj nga Prishtina ishin pjesë e punëtorisë së parë që u mbajt në këtë komunë dhe për dy ditë me radhë ata arritën të prioritizojnë një sërë problemesh që prekin përditshmërinë e tyre duke nisur nga problemet higjienike dhe mungesa e pajisjeve në shkolla, mungesa e punës vullnetare e praktike për të rinjtë e deri tek mungesa e kontrolleve shëndetësore në shkolla e sidomos e psikologut.

Lidhur me këto probleme ata identifikuan zgjidhje të cilat pritet t’i prezantojnë para kandidatëve potencial për zgjedhjet e ardhshme komunale.

 Krahas të rinjve që ishin pjesë e punëtorive për llogaridhënie këtyre punëtorive u janë bashkuar edhe të rinjë ndërmarrës dhe inovatorë në fushën e teknologjisë, të rinj që bëjnë punë vullnetare si dhe të aktiv në politikë.

Punëtoritë do të organizohen edhe në 6 qendra tjera të Kosovës.

 

Këto punëtori zhvillohen në kuadër të projektit “Fuqizimi i votueseve të rijnë për të marrë vendime duke qenë të informuar, dhe duke i ndihmuar ata që t’i mbajnë politikanët llogaridhënës”, që mbështetet nga Ambasada britanike në Prishtinë. 

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved