KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Transparenca dhe Kundër-korrupsioni

14-07-2015 - Prishtinë

Transparenca në prokurimin publik mundëson konkurrencën e drejtë dhe të lirë

Facebook  Twitter

Në zyrat e Ministrisë së Infrastrukturës është mbajtur një takim i përbashkët në mes Ministrit të Infrastrukturës Lufti Zharku, Ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, Drejtorit të Agjencisë Qendrore të Prokurimit, Mursel Rraci, Ambasadorit Britanik në Kosovë, Ruarí O’Connell dhe drejtorit ekzekutiv të KDI- së,  Ismet Kryeziu .

Në këtë takim është diskutuar për nevojën e bashkëpunimit të shoqërisë civile dhe institucioneve qeveritare në adresimin e sfidave dhe mëjanimin e praktikave korruptive të cilat mund  të përcjellin procedurat e prokurimit publik.

Ministri Zharku, si nikoqir i takimit, tha se “ne mirëpresim monitorimin dhe aktivetete tjera nga shoqëria civile dhe do të bëjmë përpjekje maksimale për rritjen e transparencës së menaxhimit të mjeteve në Qeveri dhe në Ministrinë e Infrastrukturës në veçanti”.

Ambasadori O’Connell u shpreh se “prokurimi publik ka probleme, por shpresoj që të gjithë të pranishmit sot duhet të jemi të angazhuar për të përmirësuar këtë fushë. Ambasadori shtoi se “një prokurim transparent dhe llogaridhënës ndalon korrupsionin, ndalon keqpërdorimin e parasë, ndalon keqmenaxhimin dhe mundëson ngritjen e efikasitetit , mundëson ambient të mirë për biznes, dhe garanton konkurrencën e drejtë dhe të lirë”. Ai përshëndeti gatishmërinë e institucioneve për t’u ballafaquar me këto probleme dhe për të bashkëpunuar me shoqërinë civile.

Prononcimi i Ministrit Rrahmani ishte që “monitorimi dhe partneriteti me  shoqërinë civile dhe me të gjithë akterët tjerë do të ndihmojë që të jemi më transparentë në proceset e prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe shpenzimin e drejtë dhe ligjor të parasë publike”.

Në vazhdim, drejtori i AQP-së, Mursel Rraci përmendi sfidat me të cilat përballet prokurimi publik dhe nevojat ligjore për adresimin e  këtyre sfidave. Ai ndër të tjera tha “ garantoj të cilin unë e drejtoj do të ofrojë  një qasje transparente për KDI si në shpenzimin e mjeteve ashtu dhe lehtësimin për qasjen ne dokumente zyrtare” .

Drejtori Ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu falënderoi Ambasadën Britanike për vazhdimin e mbështetjes për shoqërinë civile. Ai gjithashtu falënderoi Ministrat dhe Drejtorin e AQP-së për përkushtimin dhe garancinë që do të jenë partnerë në përmirësimin e fushës së prokurimit. Ai theksoi se “është vizion i KDI-së , i qeverisë së Kosvës dhe partnerëve ndërkombëtarë që taksat e qytetarëve të menaxhohen në mënyrën më të mirë dhe të njëjtat të kthehen në mirëqenie për qytetarët.”

 

Për një periudhe një vjeçare, KDI do të bëjë monitorimin e prokurimit në të tri këto institucione, duke u fokusuar në pesë faza të prokurimit, që nga vlerësimi i nevojave dhe planifikimi, e deri tek kontrolli i kualitetit të punëve apo shërbimeve. Metodologjia e monitorimit të prokurimit publik në këta dikasterë është e bazuar në udhëzuesit e Transparency International. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), degë e Transparency International, ka marrë përkrahjen e Ambasadës Britanike në Prishtinë për të vazhduar mbikëqyrjen e sektorit të prokurimit publik me qëllim të përmirësimit të praktikave të zbatimit të ligjit dhe rritjes së efikasitetit të këtyre institucioneve ne menaxhimin e parave publike.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved