KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Demokratizimi dhe Praktikat Parlamentare

05-03-2015 - Prishtinë

Dinamikë e Ulët e Punës së Kuvendit

Facebook  Twitter

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar një konferencë për media, ku ka shpalosur vlerësimet rreth tre mujorit të parë të punës së Kuvendit të Kosovës.

Jetmir Bakija, në hapje të konferencës tha se Kuvendi i Kosovës në përjashtim të Projketligjit për Buxhet nuk miratuar asnjë ligj tjetër. 

Janë bërë gati tre muaj që Kuvendi i Kosovës është konstituar dhe KDI ka vërejtur një dinamikë jashtëzakonisht të ulët të punës së Kuvendit. KDI vazhdimisht ka paralajmëruar se Kuvendin e Kosovës e presin shumë punë pasi që ka qenë i bllokuar për gati gjashtë muaj të ngërqit politik. Andaj, KDI shprehet e befasuar pse këtë javë Kuvendi i Kosovë nuk ka thirrur seancë plenare që do të adresonte nevojat e Kosovës dhe qytetarëve të saj, shtoi më tej z. Bakija. 

Bakija më pas tha se barra më e madhe për mos procedimin e projekt ligjeve që tashmë janë hartuar i bjen Qeverisë, mirëpo Kuvendi dhe Kryesia e saj do duhej të ishte insistuese ndaj qeverisë që të sjell legjislacionin e paraparë për këtë vit. Më tutje, Kuvendi i Kosovës nuk ka filluar monitorimin e zbatimit të asnjë ligji. 

Bakija ngriti edhe qështjen e mos dërgimit në Kuvend të Programit të Qeverisë. Ai tha se qeveria ka paralajmëruar dërgimin e Programit Qeveritar 2015-2018 tek Kuvendit, pasi që e ka aprovuar në mbledhjen e Qeverisë para më shumë se një jave, por ende nuk e ka procedura në Kuvend. Në këtë rast, KDI beson që Kuvendi duhet të kërkojë nga Qeveria që ta procedojë sa më shpejt këtë Program për shqyrtim në Kuvend, tha në fund Bakija.

Nga ana tjetër Driton Selmanaj përmendi edhe sfidat tjera që po ballafaqohet Kuvendi në raportet me agjencitë e pavarura dhe kontrollin parlamentar të qeverisë. Ndër sfidat me të cilën po ballafaqohen Agjencitë e Pavarura dhe Ndërmarrjet Publike është mungesa e anëtarëve në organet udhëheqëse të tyre. Kjo situatë është krijuar si rezultat i neglizhencës së Qeverisë së Kosovës që të propozojë anëtarët sipas kompetencave ligjore dhe kushtetuese si dhe mungesës së presionit nga Kuvendi që qeveria t’i bëj propozimet e tilla. Mos kompletimi i organeve udhëheqëse ka ndikuar që të ketë mungesë kuorumi për marrjen e vendimeve, gjë që i ka vënë pothuajse jashtë funksionit këto institucione, tha Selmanaj.

Në kontekstin e kontrolli të dobët parlamentar përmes pyetjeve parlamentare, Selmanaj tha se instrumenti i kontrollit parlamentar përmes pyetjeve parlamentare asesi nuk po arrinë qëllimin dhe efektin e tyre. Kultura e papërgjegjësisë politike të kabinetetit qeveritar ndaj Kuvendit të Kosovës po përsëritet edhe në legjislaturën e V-të të Kuvendit të Kosovës. Shembull i tillë është seanca e 26 shkurtit 2015 ku nga 38 pyetje parlamentare të deputetëve vetë 9 prej tyre morën përgjigje. Kjo qasje e papërgjegjshme e ekzekutivit pengon ushtrimin e kompetencave kushtetuese që ka Kuvendi i Kosovës dhe cënon mandatin përfaqësues të deputetëve, shtoi më pas Selmanaj.

Në fund të paraqitjes së tij Selmanaj shprehu vlerësimet e KDI-së edhe në raport me mungesën e deputetevë të listës serbe në Kuvend.
Që nga data 3 shkurt kur u shakarkua nga posti i minsitrit, shefi i listës serbe Aleksandër Jabllanoviç, deputetët e kësaj liste kanë bojkotuar të gjitha punimet e Kuvendi të Kosovës. KDI kërkon nga partnerët e koalcionit qeverisës që të zhvillojnë debat me përfaqësuesit e kësaj liste në mënyrë që deputetët e kësaj liste ti kthehen Kuvendit dhe mos të paraqesin probleme eventuale në miratimin e akteve që kërkojnë edhe votën e shumicës së dyfishtë, tha në fund Selmanaj.

Në fund të koferencës përfaqësuesit e KDI-së prezentuan rekomandimet e këtij instituti:

  • Kuvendi ti bëjë presion Qeverisë që të sjell sa më parë projektligjet e parapara për këtë muaj;
  • Të organizojë çdo javë së paku një seancë plenare për ta realizuar programin legjislativ, ta rrit rolin mbikëqyrës si dhe të adresojë shqetësimet e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës, 
  • Të kërkoj sa më parë procedimin e Programit Qeveritar dhe të lëjë kohë të mjaftueshme për dikustim dhe shprehje të zërave alternativë;
  • Komisionparlamentare të fillojë përgatitjet për mbikqyrje të ligjeve më të rëndësishme në fushëveprimatrinë e tyre;
  • Komisionet parlamentare të sigurohen që do të japin kohë të mjaftueshme shqyrtimit të projektligjeve të paraparë për këtë vit dhe të sigurohen që do të nxjerrin ligje cilësore dhe të zbatueshme në praktikë;
  • Kuvendi të shfrytëzoj gjithë mandatin kushtetues në plotësimin e bordeve të Agjencive të Pavarura dhe Ndërmarrjeve Publike, në mënyrë që ato të jenë funksionale në zbatim të obligimeve ligjore;
  • Qeveria dhe Kuvendi duhet të ndërmarrin veprime në depolitizimin e organeve drejtuese të Agjencive Pavarura dhe Ndërmarrjeve Publike 
  • Kabineti qeveritar duhet të jetë i gatshëm që të ofrojë përgjigje të gjitha pyetjeve parlamentare të deputetëve;
  • Ekzekutivi i vendit duhet ti përgjigjet obligimeve kushtetuese që ka në raport me Kuvendin e Kosovës; 
  • Partnerët e koalcionit qeverisës (PDK-LDK ) duhet që të zhvillojnë debat me përfaqësuesit e listës serbe në mënyrë që deputetët e kësaj liste ti kthehen Kuvendit dhe mos të paraqesin probleme eventuale në miratimin e akteve shumë të rëndësishme që kërkojnë edhe votën e shumicës së dyfishtë;

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (2)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved