KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Zgjedhjet e Lira dhe të Drejta

06-07-2017 - Mitrovice

Mitrovicasit e rinj do tu propozojne rekomandime dhe politika konkrete kandidateve komunale ne zgjedhjet e ardhshme

Facebook  Twitter

Cilësia e dobët në arsim, mungesa e higjienës në shkolla, mungesa e aktiviteteve shkollore dhe e punës praktike, mungesa e transportit lokal si dhe problemet infrastrukturore janë disa prej brengave më të mëdha që të rinjtë e Mitrovicës i kanë prioritizuar gjatë punëtorisë dyditore të #KDI për politikat e të rinjve.

Rreth 25 të rijnë kanë ofruar rekomandime dhe zgjidhje konkrete se si duhet të adresohen këto probleme me të cilat përballen ata çdo ditë në këtë komunë, të cilat pritet tu prezantohen kandidatëve potencial për zgjedhjet e ardhshme komunale.

Deri më tani Punëtoritë për politikat e të rinjve janë zhvilluar në #Prishtinë, #Gjilan e #Prizren dhe pritet të mbahen edhe në komuna të tjera.

 

Këto punëtori janë vazhdimësi e punëtorive për llogaridhënie dhe zhvillohen në kuadër të projektit “Fuqizimi i votueseve të rijnë për të marrë vendime duke qenë të informuar, dhe duke i ndihmuar ata që t’i mbajnë politikanët llogaridhënës”, që mbështetet nga Ambasada britanike në Prishtinë. 

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (15)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved