KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Demokratizimi dhe Praktikat Parlamentare

12-04-2017 - Prishtine

Mbahet takimi i pare koordinues i komisioneve parlamentare per dialogun

Facebook  Twitter

Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme ka organizuar sot takimin e parë koordinues të Komisioneve Parlamentare të Kuvendit rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Ky takim kishte synim të ofrojë një platformë diskutimi, bashkërendimi dhe dakordësimi në mes Komisioneve Parlamentare rreth rolit të tyre në procesin e dialogut Kosovë – Serbi, ndërtimin e bashkëpunimit të ndërsjellë për monitorimin, mbikëqyrjen, pjesëmarrjen dhe transparencën e këtij procesi.

Gjatë këtij takimi kryetarët e komisioneve e vlerësuan këtë takim si të qëlluar dhe shprehën gatishmërinë për të qenë më aktiv në procesin e monitorimit të ekzekutivit në raport me marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut me Serbinë si dhe artikulimin e rolit që komisionet parlamentare do të kenë në të ardhmen e këtij procesi.

Kjo nismë për koordinimin e komisioneve parlamentare lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi u dakordua që të vazhdohet edhe në të ardhmen me takime të tjera duke përfshi edhe Ekzekutivin.

Ky takim organizohet në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar në mes të KDI-së dhe Kuvendit që synon rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi si dhe fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit ndaj Qeverisë, me financimin e Ambasadës së Zvicrës.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (15)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (2)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved