" />
KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Fuqizimi i Gruas në Politikë dhe Vendimmarrje

23-06-2017 - Prishtine

Shume probleme sociale e ekonomike identifikohen nga grate ne rajonin e Prizrenit

Facebook  Twitter

Barazia gjinore, numri shumë i ulët dhe mungesa e pjesëmarrjes së gruas në vendimmarrje në institucionet publike dhe private, siguria publike e sociale, shëndeti, punësimi si dhe gratë në biznese ishin çështje që u ngritën gjatë punëtorisë së sotme të #KDI, që u mbajt në Prizren.

Pjesëmarrësit identifikuan këto çështje ekonomike-sociale dhe debatuan mbi ndikimin e tyre në mirëqenien e përgjithshme të grave në shoqërinë tonë, si dhe rëndësinë e implementimit të politikave që përmirësojnë çështjet e ngritura.

Punëtorisë iu bashkuan deputete të Kuvendit të Kosovës, anëtare të Asamblesë Komunale të Prizrenit, përfaqësues të shoqërisë civile, bizneseve, studentë nga Universiteti i Prizrenit si dhe të rinj nga forumet e të rinjve të partive politike.

Kjo punëtori u organizua në kuadër të projektit "Gratë të bashkuara për një qeverisje miqësore gjinore, politike, ekonomike dhe sociale" që financohet nga Olof Palme International Center (OPIC).

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (15)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved