KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI
Facebook  Twitter

Editoriale


Shkruan: Astrit Gashi
Botuar në: Koha ditore  
Data : 14-02-2017  

Kur arroganca e pushtetit sfidohet nga studentet

Në vend të zgjidhjeve, ta zëmë kryetari Gazmend Muhaxheri, ju fliste studentëve për zgjedhjet dhe për mandatin e tij. “Deri në vitin 2054 jam kandidat fitues”, ju tha ai studentëve të Universitetit Publik “Haxhi Zeka” në Pejë.

Duhet të ketë qenë kjo hera e parë që kryetari i Komunës së Pejës dhe katër deputete nga parti të ndryshme nga Dukagjini, të janë ulur për të diskutuar dhe përgjigjur qytetarëve të Pejës.

Kësaj radhë, që mund të ketë qenë e para, ishin studentët e Universitetit Publik “Haxhi Zeka” në Pejë që ju dolën përballë Gazmend Muhaxherit, Besa Gaxherit (LDK), Shqipe Pantina (VV), Safete Hadërxhonaj (PDK) dhe Teuta Haxhiu (AAK).

21 orë më parë 

Dega e NISMA-s në Pejë i kundërshton të gjeturat e Komisionit, fton qytetarët e rajonit të Dukagjinit për të mbrojtur territorin!

Ndoshta askund më mirë se në këtë debat publik, nuk është vërejtur distanca që pushteti komunal, por edhe deputete ndërtuan me vite me qytetarin. Votimet, ajo kohë zgjedhjesh kur të gjithë këta kishin trokitur dyer me dyer për të ja u marrë votat, tashmë u bënë vite që kanë kaluar- dhe që nga atëherë zyrtarët e zgjedhur ishin zhdukur nga orbitat ku gravitojnë qytetarët.

Kjo distancë e krijuar mes qytetarit dhe të zgjedhur të tij, shihej në secilin diskutim, në secilën pyetje e në secilën përgjigje- që shquheshin më shumë nga fyerjet, frustrimet e hidhërimet se nga përmbajtja e tyre.

“Askush nuk jep përgjegjësie tek ne. Ju duhet të na mbani më shumë në përgjegjësi”, ju tha studentëve Teuta Haxhiu e PDK.

E vërteta brutale është kjo, dhe atë në secilin nivel, dhe madje me gjasë edhe në secilin lokalitet, qoftë kjo një bashkësi lokale apo një komunë ose edhe atje lartë- në qeveri.

Mos përgjegjësia e të zgjedhurve, kush më shumë e kush më pak, vërehej edhe në këtë diskutim. Asnjëri nga të pranishmit, që nga Kryetari I Komunës e deri tek secila deputete, përveç frazave patetike e shprehjes së gatishmërisë për të ju shërbyer qytetarëve, asnjëri dhe bash asnjëri nuk ofroi ndonjë ide të re apo një zgjidhje për problemet e përmendura.

Në vend të zgjidhjeve, ta zëmë kryetari Gazmend Muhaxheri, fliste për zgjedhjet dhe për mandatin e tij. “Deri në vitin 2054 jam kandidat fitues”, ju tha studentëve ai studentëve të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë.

Një replikë atij I erdhi menjëherë nga një student që më shumë se për ardhmërinë politike të kryetarit, dëshironte të dij se kur mund të marrin bursa studimi, dhe porositi kryetarin se koha dhe e ardhmja ishte e tyre dhe jo e tij.

Për dallim nga kryetari aktual, ardhmërinë atyre ja u mundësonte edhe mosha, por përtej saj nuk është se kryetarët dhe deputetet u sfiduan dhe u rrezikuan shumë nga studentët. Sistemi i edukimit në Kosovë duket të jetë aq I dobët, saqë ai nuk arrinë ti sfidoj as edhe politikanët më të dobët- duke mos konstatuar këtë cilësim për të pranishmit, por si një figurë.

“Po ju them si fëmijëve të mi, me këtë që pash këtu, ju nuk do të arrini të sfidoni e as ta rrezikoni pushtetin e as neve”, ju drejtua studentëve deputetja e LDK, Besa Gaxheri.

I tërë debati me studentët në Pejë ngjante me një paralojë të zgjedhjeve që do të mbahen sivjet në vjeshtë.
Me gjasë për arsye se shumica e studentëve, sikur vërehej nga pyetjet ishin opozitar ose të pakënaqur me qeverisjen, kryetari aktual në vend të përgjigjeve ju jepte arrogancë.

Ta zëmë kur studentët I kërkuan të jap bursa për ta, Muhaxheri ju tha se nuk do ta bëjë këtë sepse në të kaluarën bursat ishin dhënë për të blerë votën, si dhe që atij nuk I duhen kuadro që dalin nga ky Universitet sepse ka mjaftueshëm në treg.

“Komuna do të jepte bursa për matematikan…për të cilët kemi nevojë. Juristë e ekonomistë kemi me mijëra”, do ju drejtohej studentëve Muhaxheri, duke qenë I drejtpërdrejtë e I ashpër dhe aspak diplomat.

Në Pejë, deputetet që nuk ishin në thumbin e kritikave e as të vëmendjes dalluar nga kryetari, megjithatë një gjë ju premtuan studentëve e ajo është miratimi I një ligji që punën vullnetare do ta regjistronte si përvojë pune. E domosdoshme kjo që të rinjtë të kualifikohen në kriterin e përvojës kur konkurrojnë për punësim.

Gjithçka mbaroi ashtu si nisi. Distanca e krijuar me qytetarin dhe rinjohja, zakonisht shoqërohet me më shumë zhurmë se përmbajtje. Por është hapi I parë dhe I domosdoshëm I njohjes, që kësaj herë e ndërmjetësuan me takim Instituti Demokratik I Kosovës (KDI) dhe Ambasada Britanike. Nëse pushtetet nuk ndalohen këtu, dhe flet më shumë me qytetarin, e ardhmja mund të përcillet me më tepër mirëkuptim se e tashmja.

(Ky editorial paraqet vëzhgimet e autorit, dhe jo domosdo përputhet me qëndrimet e organizatorëve të debatit publik, KDI dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë)



<< Kthehuni mbrapa


LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (15)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (3)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved