KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Zgjedhjet e Lira dhe të Drejta

22-03-2017 - Prage

KDI dhe Transparency International nga Çekia nisin bashkëpunimin për monitorim të zgjedhjeve

Facebook  Twitter

Përfaqësuesit e Instituti Demokratik të Kosovës (Transparency International Kosovo), kanë zhvilluar vizitë zyrtare më 9-10 mars në Pragë të Çekisë, ku është lansuar projekti i përbashkët me Transparency International të Çekisë (TI CZ) që ka të bëjë me shkëmbimin e eksperiencave të të dyja vendeve për procesin e monitorimit të zgjedhjeve. Faza e parë e këtij projekti lidhet me fuqizimin e monitorimit të zgjedhjeve lokale në Kosovë në vitin 2017.

Pjesë e delegacionit nga KDI/TI ishin: Edita Mustafa, Albert Krasniqi dhe Artan Canhasi, të cilët diskutuan mbi financimin e partive politike dhe financimin e fushatave të partive politike me partnerët çekë: David Ondráčka, Petr Vymětal dhe Ondřej Cakl, duke ndarë përvojat mbi këto tema.
Për këto çështje u diskutua edhe me juristët nga TI CZ,  të cilët kishin qenë të përfshirë në procesin e monitorimit të zgjedhjeve lokale.

KDI dhe TI CZ ndanë informata të nevojshme lidhur me hapat e mëtutjeshëm në zbatimin e projektit, përmes prezantimeve të shkurta të përcjella me diskutim.

 

Gjatë takimeve, Artan Canhasi, i njoftoi partnerët për skenën politike në Kosovë, ndërsa Albert Krasniqi, shpjegoi mekanizmat dhe metodat për monitorimin e shkeljeve të kodit zgjedhor dhe fushatave para elektorale në Kosovë. Edita Mustafa përshkoi pozitën e shoqërisë civile në Kosovë dhe rolin e OJQ-ve në mbikëqyrjen e shpenzimit të parasë publike. 

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved