Të drejtë aplikimi kanë pasur të gjithë qytetarët e Kosovës ndërmjet moshës 17 dhe 24 vjeç, nëpërmjet një video 15 sekondëshe e cila duhej të përmbante zërin dhe pamjet e personit apo grupit që ka aplikuar.

Në garë ishin gjithsej 27 video dhe juria në përbërje prej përfaqësuesve të KDI-së dhe Ambasadës Britanike kanë zgjedhur pesë videot më të mira të cilat janë shpërblyer me çmimet në vijim:

Agnesa Jashari – Gjilan
Paris Guri – Ferizaj
Erza Kurti – Prishtinë
Çlirimtar Morina – Malishevë
Anila Mustafa – Prishtinë

Me këtë rast, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O'Connell, ka theksuar: “Si votoj unë në Britani? Para zgjedhjeve unë mendoj: Filozofia e cilës parti përshtatet me filozofinë time? A i besoj unë premtimeve të tyre apo mendoj që ato janë qesharake? Kur ishin në pozitë, a bënë atë që premtuan që do të bënin? A mendoj që janë të gatshëm të kryejnë punën që kërkohet nga ta? Por më e rëndësishmja, unë kurrë nuk do të votoja për një parti e cila ka përkrahur kriminelët ose ka përfshirë kriminelët në listat e tyre”, ka thënë ai.

Ndërkaq drejtori Ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka folur rreth projektit për llogaridhënie dhe aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të tij me qëllim të fuqizimit të votuesve të rinj.
“Përmes aktiviteteve të këtij projekti për herë të parë studentët dhe të zgjedhurit e tyre janë ballafaquar drejtpërdrejtë, kanë njohur më mirë njëri tjetrin, kanë komunikuar dhe kësisoj kemi tentuar që në mesin e të rinjve të instalojmë një kulturë të re të mbajtjes së politikanëve përgjegjës për premtimet dhe veprimet e tyre. E sa i përket videogarës unë mund të them se artikulimi i të rinjve për 15 sekonda gjatë videove është më kreativ se sa i kryetarëve të komunave prej nga vinë këta të rinj”, ka thënë ndër të tjera Kryeziu.

Kjo garë u organizua në kuadër të projektit të KDI-së “Fuqizimi i votuesve të rinj për të marrë vendime duke qenë të informuar, dhe duke i ndihmuar ata që t’i mbajnë politikanët llogaridhënës”, i mbështetur nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

" />
KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Zgjedhjet e Lira dhe të Drejta

22-03-2017 - Prishtinë

Shperblehet kreativiteti i te rinjeve ne kuader te gares per videon me te mire

Facebook  Twitter

Në nje ceremoni joformale, sot janë ndarë çmimet për pesë videot më të mira në kuadër të videogarës “Kërko llogari”. Kjo garë kishte për qëllim gjenerimin e ideve nga të rinjtë lidhur për të intervenuar me projekte dhe ide në komunat e tyre "nëse ata do të zgjidheshin" të parët e komunës.

Të drejtë aplikimi kanë pasur të gjithë qytetarët e Kosovës ndërmjet moshës 17 dhe 24 vjeç, nëpërmjet një video 15 sekondëshe e cila duhej të përmbante zërin dhe pamjet e personit apo grupit që ka aplikuar.

Në garë ishin gjithsej 27 video dhe juria në përbërje prej përfaqësuesve të KDI-së dhe Ambasadës Britanike kanë zgjedhur pesë videot më të mira të cilat janë shpërblyer me çmimet në vijim:

Agnesa Jashari – Gjilan
Paris Guri – Ferizaj
Erza Kurti – Prishtinë
Çlirimtar Morina – Malishevë
Anila Mustafa – Prishtinë

Me këtë rast, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O'Connell, ka theksuar: “Si votoj unë në Britani? Para zgjedhjeve unë mendoj: Filozofia e cilës parti përshtatet me filozofinë time? A i besoj unë premtimeve të tyre apo mendoj që ato janë qesharake? Kur ishin në pozitë, a bënë atë që premtuan që do të bënin? A mendoj që janë të gatshëm të kryejnë punën që kërkohet nga ta? Por më e rëndësishmja, unë kurrë nuk do të votoja për një parti e cila ka përkrahur kriminelët ose ka përfshirë kriminelët në listat e tyre”, ka thënë ai.

Ndërkaq drejtori Ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka folur rreth projektit për llogaridhënie dhe aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të tij me qëllim të fuqizimit të votuesve të rinj.
“Përmes aktiviteteve të këtij projekti për herë të parë studentët dhe të zgjedhurit e tyre janë ballafaquar drejtpërdrejtë, kanë njohur më mirë njëri tjetrin, kanë komunikuar dhe kësisoj kemi tentuar që në mesin e të rinjve të instalojmë një kulturë të re të mbajtjes së politikanëve përgjegjës për premtimet dhe veprimet e tyre. E sa i përket videogarës unë mund të them se artikulimi i të rinjve për 15 sekonda gjatë videove është më kreativ se sa i kryetarëve të komunave prej nga vinë këta të rinj”, ka thënë ndër të tjera Kryeziu.

Kjo garë u organizua në kuadër të projektit të KDI-së “Fuqizimi i votuesve të rinj për të marrë vendime duke qenë të informuar, dhe duke i ndihmuar ata që t’i mbajnë politikanët llogaridhënës”, i mbështetur nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved