KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Demokratizimi dhe Praktikat Parlamentare

17-03-2017 - Peje

Qytetaret e rajonit te Pejes kerkojne unitet te partive politike per dialogun me Serbine

Facebook  Twitter

Raundi i debateve publike rreth Dialogut Kosovë – Serbi: çka më tutje? ka vazhduar edhe ne qytetin e Pejës me panelistet si Kryesuesi i Asamblesë Komunale të Pejës z.Islam Husaj, deputetet e Kuvendit: znj. Besa Gaxherri (LDK), znj. Safete Hadërgjonaj (PDK), znj. Donika Kadaj-Bujupi (LVV) si dhe deputetja znj. Time Kadriaj (AAK).


Jeta Krasniqi, menaxhere e projektit në KDI në hyrje të debatit ka theksuar se procesi i dialogut nga shumica e qytetarëve konsiderohet si jo transparent dhe jo gjithëpërfshirës, përkundër faktit që ky dialog ka ndikim në jetën e të gjithë kosovarëve, përfshirë këtu edhe të qytetarëve nga rajoni i Pejës. Më specifikisht, zonja Krasniqi shtjelloj çështjen e pezullimit të dialogut nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke ngritur si çështje debati të ardhmen e dialogut në përgjithësi dhe temat që do të duheshin të dialogoheshin me Serbinë në veçanti.

Islam Husaj, Kryesues i Asamblesë Komunale të Komunës së Pejës, sa i përket procesit të dialogut ka theksuar se fillimisht është dashur që ky debat të filloj në nivel lokal me qytetarët e vendit para se të zhvillohej në Kuvendin e Kosovës. Z.Husaj deklaroj se Republika e Kosovës duhet të vazhdoj të dialogoj me Serbinë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të mbrohet interesi i vendit, ndërsa temat për të cilat duhet të dialogohen duhet paraprakisht të konsultohen qyetarët e vendit dhe të mirren për bazë interesat e tyre, e jo të partive politike. Z.Husaj bëri thirrje për më shumë transparencë në procesin e dialogut dhe që kërkesat e qytetarëve rreth këtij procesi të mirren parasysh.

Deputetja e LDK-së, zonja Besa Gaxherri, ka potencuar se që në fillim të procesit të dialogut, Qeveria aktuale e Kosovës ka negociuar në bazë të nëntë parimeve, ku përfshihet shtetësia e Republikës së Kosovës, shtrirja e sovranitetit të vendit në veri, reparacionet dhe dëmshpërblimet e luftës dhe çështje të tjera me interes të posaçëm për vendin. Zonja Gaxherri deklaroj se Kosova asnjëherë nuk do të diskutoj me Serbinë për pavarësinë e vendit apo për punë të brendshme të Republikës së Kosovës. Ajo tha se duhet të rritet niveli i transparencës nga ana e Qeverisë, megjithatë jo çdoherë çështjet që diskutohen me dyer të mbyllura në Bruksel mund të bëhen publike. Ajo i vlerësoj pozitivisht marrëveshjet e arritura, duke e potencuar poashtu se procesi i dialogut ka ndikuar drejtpërdrejtë në nënshkrimin e MSA-së me Bashkimin Evropian.

Në anën tjetër, deputetja e PDK-së, Safete Hadergjonaj, ka përmendur disa marrëveshje të arritura me Serbinë që kanë ndikuar direkt në forcimin e shtetësisë së Kosovës, siç janë marrëveshja për kodin telefonik, për shuarjen e strukturave paralele, për revitalizimin e Urës mbi lumin Ibër etj. Zonja Hadergjonaj deklaroj se si rrjedhojë e procesit të dialogut është vendosur kufiri ndërshtetëror me Serbinë, Kosova ka shtrirë sovranitetin në veri edhe në fushën e sigurisë dhe doganave. Ajo tha konstatoj se dialogu duhet të vazhdoj, dhe se temat që kanë të bëjnë me pasojat e luftës duhet të jenë çëshje diskutimi në këtë dialog. Ajo gjithashtu theksoj nevojën e ndërtimit të një uniteti të përgjithshëm për këtë proces.
 
Deputetja e AAK-së Time Kadrija deklaroj se debati rreth dialogut është dashur të filloj në nivel lokal e të bartet në nivel qendror. Ajo poashtu deklaroj se Kuvendi ka dhënë pëlqim për dialog për çështje teknike por jo për ato politike. Zonja Kadriaj ka deklaruar se për shkak të mungesës së transparencës deputetët nuk e kanë ditur nëse muri i ndërtuar në Veri të Mitrovicës ishte pjesë e marrëveshjes për revitalizimin e Urës mbi lumin Ibër apo jo. AAK përkundrejt faktit se në një fazë e ka mbështetur këtë proces, vlerëson se moszbatimi i marrëveshjeve të arritura e humbë kuptimin e dialogut dhe se dialogu nuk duhet të vazhdojë.
 
Kurse, Donika Kadaj Bujupi nga Lëvizja Vetëvendosje deklaroj se partia e saj nuk ka qenë kundër dialogut në parim, por kundër dialogut pa parime. Ajo vlerësoj se Kosova ka qenë temë, jo palë e barabartë në këto diskutime në Bruksel. Ajo tha që pezullimi  i dialogut nuk ka ardhur si rrjedhojë e Rezolutës së votuar nga Kuvendi, por pezullimi është duke ndodhur për shkak të zgjedhjeve presidenciale në Serbi. Ajo shtoj se ky dialog nuk duhet të vazhdoj.
Panelistët ju përgjigjen pyetjeve të qytetarëve lidhur me shumë çështje që lidhen me procesin e dialogut. Nga ky diskutim  doli në pah  kërkesa e qytetarëve për unifikimin e spektrit politik për dialogun me Serbinë si dhe përfshirjen e temave që kanë të bëjnë më pasojat e luftës si të pagjeturit, gratë e dhunuara dhe dëmet e luftës.
 
Ky debat u organizua në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar në mes KDI-së dhe Kuvendit që synon rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi si dhe fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit ndaj Qeverisë, me financimin e Ambasadës së Zvicrës.
 

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (2)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved